E Vërteta në İluzione

Me përfyyrim n'ato bahçe të vjetra kalova,
N'ato vende ku patëm jetuar dikur shënd e jetë...
Më të ëmblat ëndrra m'u hapën fletë-fletë,
N'ato maja të bekuara plot kënaqësi ku vrapova...
Me përfytyrimin tim n'ato bahçe kalova...

Sa ndjeva kasavet, diçka retë i fshiu,
Pranverat nga qielli zbritën me një mijë kujtime.
Si majat e Parajsës, kujtimet, plot vezullime.
Pastaj malet në agim një nga një i përshiu.
Sa ndjeva kasavet, në horizont diçka retë i fishiu.

E veshur në argjend ca përtej një rrugë në vezullim,
Nga vegimi i ëmbël i së shkuarës në rrugë dritë kish...
Vegimet, mesazhet në kthim vetvetes ia thosh;
Në gjokse ish kohë ngazëllimi nga ky frymëzim.
E veshur në argjend ca përtej një rruqë në vezullim.

E hodha veten në një botë pa kufi,
Çdo send material prej përytyrimit m'u fshi e shkoi...
Ndër sytë e përskuqur një ëndërr vere tani më vezulloi,
Ish një përytyrim i sajuar që në fëmini...
E hodha veten në një botë pa kufi...

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.