Në Udhën e Tij

Kush e gjeti të vërtetën, e gjeti, brenda vetes e gjeti.
Kush mbeti në rrugë, mbeti, brenda dyshimit mbeti.

Kush kërkon, edhe gjen, s'ka se si, për cinikët është larg, gjithsesi,
I fundit gëndrim për robin është Ai, brenda shpirtit të tij.

Nje shpirt që mik Atë s'e njeh, drejt kotësisë shkon,
Një shpirt që mbeti pa qëllim, në humbje përfundon.

Eni miq, të gjithë të shkojmë! Te I Dashuri të afrojmë!
Trëndafiln'e Bukurisë mes shkëlqimit t' IA shikojmë!

Bota – një mjerim i frikshëm, tym dhe pluhur gjithandej,
Dhe sa dëm kështu po mbeti, edhe sikur pak po ndej.

Ne-udhëtarë, vendmbritja tek Ai, ç'lartësim te mbrish tek Ai;
Bagazhi është besimi the gjithçka përreth të jep siguri.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.