Refreni i Ndjesive të Mia

Me vite mbusha e firova
Prishu e ndrequ, vetveten zbulova,
Nga errësira përherë u frikësova,
Dritës ia mbrërrita dhe shpëtova.

Tani nga askush frikë s'kam;
Edhe harkun prej çeliku e kam.
Jam sot dhe prapë nesër jam.
Ai duke thënë, me të u gufova.

Kush bie veç, dridhet, s'do mend,
Nga ç'i sheh syri, një ndihmë pret;
Në zverkun tim një lak seç më vret;
Jam robi yt-i thashë dhe supet rehatova.

Te frika e Azrailit nuk vlen burrëria,
Te frika nga vdekja nuk vlen trimëria;
Ai është refreni i ndjesive të mia;
Me ato frikësime u dashurova.

Një kohë nga frika seç u sundova,
Ndjesitë pas botës seç i harrova
Dhe në një gropë ndjesitë i mbulova
Dhe me asgjë-të u asgjësova.

Kush veten s'e kaloi, s'e di
Se trupi nuk ngjallet përsëri;
Pa vdekur nuk vdesi i vdekuri;
Dhe me pandehma u firova.

Këtej rashë, andej u ngrita,
Duke qërë u çapita,
Si përrenjtë u vërvita,
Pse kam shpresë, u kthjellova...!

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.