Shpërndahet Errësiar

Nga çdo anë dritë, errësirat shpërndahen,
Ndër izbe rrëmujë, ndër lakuriqë telash...
Balonat e rreme po plasin e po shfryhen,
Rrëshqet në vdekje mosbesimi javash-javash,
Nga çdo anë një dritë, errësirat po shpërndahen.

Nga miliona yje miliona bukuri
Zbresin pa zë drejt zemrës së errësirave...
Pëshndrisin nga besimi, ndër f'tyra kënaqësi.
Vrapojnë e pafundësi fryjnë drejt horizonteve,
Nga miliona yje, miliona misterioze bukuri.

Dhe shpresa e kaltër kthjellohet në kaltërsi,
Korbat marshe vdekjeje ekzekutojnë...
Ndërsa në horizont shtatlevend kalon një brez i ri,
Netët po grinden, po mbyten e po mbarojnë,
N'sa shpresa e kaltër kthjellohet në kaltërsi.

Erërat që fryjnë, i rrëqethin errësirat,
Toka iu kthye mëshirës nën peshën e shkretërirës;
Dhe gufojnë të kaltra nëpër detra dallgët
Me sihariq pranveror një ditë prej ditësh
Errërat që fryjnë i rrëqethin errësirat.