Vite Ndarjeje

Vitet si vjeshtë shkuan, si muharrem muajt, (1)
Ngulur nëpër rrugë presin sy të ngrirë.
Pleksur njeri-tjetrit pa fund në mpakjet
Shpirt i tronditur, ndjesi të mjera, mendim i mpirë...

Ndër buzët e ngashëruara-këngë të mjera,
Ndër gjokse çmenduri e heshtur, ndër tru ethe e trazuar;
Era e ftohtë sjell për ditë lajme të tjera,
U qenkëshim bërë hasëm njeri-tjetrit: një çudi e zyrtarizuar...

Zgjidhje shumë e vjetër... më herët se ç'pandehej;
Këto ditë të zeza i patëm përjetuar mdis ditësh;
Ndërsa dielli në horizont në jumë kridhej,
U zgjuam; por tashmë midis dy zjarresh...

Ndaj një moti të ri, tash, velat e hapura,
Të vendosur sphirtërisht drejt udhe të gjatë;
Përvijohen në kaltërsi ditët e përytruara,
Melodisë së lumturisë ia thonë nën një ndriçim të artë.

Tash në një ëndërr ankthi jemi, e vërteta,
Por para nsh një epokë e hapur ndaj ndriçimeve;
Në u errësoftë më tepër nata, një ditë do shpërthejë drita
Dhe era do valëvisë plamujt e shpresimeve.

Ngulmo, mbretëri e qiellit dhe tokës u duk qartë,
Si fluturuerit, mos u shmang nga zbrazëtia;
Mbërtheje, mes epokash, atë Epokë të Artë,
Në radhët e Profetit hyr, shpëto nga përtacia...!


[1] Muharrem: arabisht në origjinal: i penguar, i ndaluar.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.