Faqehënë

Fagehënë, fjalëçiltër, shpirtin Ty ta kam kustuar,
Ndjesitë pas Teje janë harruar!

Ato pamje prej narcizi ç'mjerim të fundmë kanë
Aman, Sovrani im, aman!

Shih, në gjoks kam një shigjetë, në zemër hidhësi,
Ilaçi është tek Ti...

Ej, Ti bukuri e qenies, kënaqësi e botës, fjala jote Kuran;
Per vuajtjet e mia derman...

I rëndë është zjarri im, mos më ler më tej n'vetmi,
Në shpirt me ah e ih...

Dhe i ngrysur, dhe i mjerë, me vuajtjet u treta,
Te dera t'u mbështeta!

S'di tjetër vatër, tjetër zjarr, për Ty u përvëlova,
Me Ty u zgjova.

O tabani i bukurisë, o nur i rënë nga arshi në botë,
Përshndriti drita jote..

Me përfytyrimin tim shëtita, fytyrën Tënde kujtova,
Me dashurinë Tënde u mundova.

O trëndafil njomë, aromë dehëse, mëshira e kësej bote,
Sa e fuqishme tërheqja Jote!

O trëndafil i njomë, aromë dehëse, mëshira e kësej bote;
Sa e fuqishme tërheqja Jote!

Sytë s'me kanë parë ndër njerëz dilber si Ti,
Më t'buker se diejt në bukuri...

Prehrin e kënaqësive hapma, robit kanatet e asaj porte,
E madhe është porta Jote...

Sa detrat-prej vlerave të Tuanjë pikë nga siguria,
Ej, Sovrani i ndjesive të mia!

Më bëj një favor, ç'të bëhet, tjetër derë s'njoh,
Halli im më shumë se i kujtdo!