Të Vuash Pas Lulesh

Sam i vetëm, i hutuar,
Zemra copash vajti e shkoj,
U dhashë pas një trëndafileje,
Ma dhuroni, e kërkoj.

Se ç'më çmendi, ç'më hutoi
Dhe më bëri të lotoj.

Se ç'më humbi udh' e drejtë,
Majtas? Djathtas? Nuk kuptoj.
Mërzi natë e mërzi ditë,
Pa shërim, pa shpresë rroj.

Se ç'më çmendi, ç'më hutoi
Dhe më bëri të lotoj.

Shpirti i mjerë, lot rrëke,
Malli shpirtin ma gufoi;
Dhe lulishtet në mjerim,
Edhe mali më besoi.

Se ç'më çmendi, ç'më hutoi
Dhe më bëri të lotoj.

Duke ecur i hutuar,
Nga trëndafilja udha m'çoi;
Pritë i zura në lulishte,
Kryelartë, nuk kaloi.

Copa-copa më dërrmoi,
Dhe më bëri të lotoj.

Tani veten më s'e njoh,
Asnjë hile nuk më shkoi;
Gjithë dashnorëve u qenka shkruar:
Si u nisi, u mbaroi.

Se ç'më çmendi, ç'më hutoi
Dhe më bëri të lotoj.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.