Sherbet

Shihe veten sa më të vogël dhe pranoji të metat, që të arrish pjekurinë dhe të fitosh vlerë pranë të Madhërishmit!..

Mos iu druaj pranimit të të metave në je i mençur,/se veç një i çmendur është i bindur për përsosurinë e mendjes së vet.” - thotë Mjeshtër Naxhiu. “Pranimi i të metave” është faktori më i rëndësishëm për kapërcimin e tyre. Mendimi se “unë kam shumë mangësi, të meta, kusure dhe këto duhen përmirësuar” është një hap shumë i rëndësishëm që mund të hidhet drejt përsosjes. Nëse njeriu e sheh veten pa asfarë të mete, pa e kuptuar fare, do të rrokulliset çdo ditë e nga një shkallë drejt ultësive. Vlerësimi i vetes me gjithë të metat, mangësitë dhe boshllëqet është faktori dhe dinamika më e rëndësishme drejt plotësimit dhe përsosjes së individit.

Ta shohësh veten pa kurrfarë të mete është një ndër sëmundjet më të rënda të ditëve tona. është një sëmundje tejet e vështirë, epidemike, njësoj si kolera, si AIDS-i.

Shihe veten sa më të vogël, duke gjetur të meta te vetja, në mënyrë që të arrish njëfarë vlere pranë Zotit të Madhërishëm!.. Sa më të madh që ta shohësh veten, fare pa e kuptuar, e lëshon veten drejt rënies dhe nuk ke më kurrfarë vlere para Tij.

Zoti na e gjallëroftë në shpirtrat tanë ndihmesën, prirjen e Tij të patëmetë, mbështetjen e patëmetë, përkrahjen e patëmetë, mbrojtjen dhe krahëdaljen e patëmetë dhe pasionin e Tij të patëmetë, të cilat janë secila nga një ndër arsyet e ringjalljes sonë pas vdekjes. I dhëntë forcë qëndrimit tonë në këmbë, duke na bërë ne që t’i ndjejmë ato sa më thellë brenda nesh!.. Po, ky është mendimi i vyer kur themi: “mbama fort dorën, se nuk bëj dot pa Ty unë…” Na e përforcoftë brenda nesh botëkuptimin “Mbama fort dorën, se nuk bëj dot pa Ty!..”, duke na pastruar prej marrosjes së imitimit!..

Sëmundja e imitimit të varur prej dukjes dhe epidemia e ambientimit

Ngase njerëzit e kanë të pamundur të kalojnë menjëherë, me një hap të vetëm, drejt besimit të mirëfilltë, metodistët e mëdhenj të fesë islame e kanë mirëpranuar edhe “imitimin”. Mirëpo përherë ka pasur shumë diskutime lidhur me këtëçështje. Besimi i bazuar në “dukje”, të qenët mysliman “në dukje”, namazi i falur “për t’u dukur”, agjërimi, haxhi dhe zekati po ashtu. Ja këto janë problemet e vërteta të botës islame sot, të mbeturit thjesht tek imitimi në kryerjen e këtyre adhurimeve.

Duke qenë se bota islame nuk ka kaluar dot përtej “dukjes” dhe nuk e ka jetuar dot jetën me gjithë thelbin, shpirtin dhe thellësinë e kërkuar, përpara i janë shfaqur gjithnjë viruset e mësimit dhe ambientimit me gjendjen aktuale, duke bërë që ta humbasin gjithëç’kanë e ku e kanë. Kur, për t’u bërë vërtet dikush, thelbësor është kalimi diku përtej dukjes dhe traditës së trashëguar.

Me këtë që them nuk dua të mohoj traditën, nuk duhet që ta keqkuptoni. Mirëpo, vetëm ajo pjesë e traditës, zakoneve dhe adeteve që janë rafinuar prej disiplinave të urdhëruara prej Allahut, që kanë mundur të kalojnë prej kullesës së tyre, janë cilësuar prej argumenteve si të pranuara. Ato kanë arritur të cilësohen të pranueshme vetëm pasi janë referuar prej disiplinave themelore të fesë.

Ndaj, i rëndësishëm është largimi prej imitimit dhe afrimi hap pas hapi drejt së vërtetës, duke u thelluar sa më shumë në të. Këtë Sadredin Konieviu e quante “sherbet i njohjes”.

Sherbeti i besimit, i njohjes, i dashurisë, i pasionit, i djegies dhe i humbjes në Allahun (xh.sh.)

Ndërsa unë po i shtoj edhe diç tjetër fjalëve të atij njeriu të nderuar: “Njohja e Allahut që buron prej burimit të kulluar e të qashtër tëbesimit tek Ai; ajo njohje që buron prej një besimi të shëndoshë. Kjo përputhet shumë mirë edhe me qasjen e Bediuzamanit; “besimi në Zot, mandej njohja e Tij,” - thotë ai.

Të pish prej sherbetit tëëmbël të njohjes së Allahut (xh.sh)… mandej të pish prej sherbetit të “dashurisë për Të” që buron prej burimit apo që nis të lartësohet e hapet drejt thellësish prej portit të njohjes së Tij. Sadredin Konieviu e shpreh atë me metaforën “e të pirit të sherbetit”; “sherbet i dashurisë” thotë ai. Pastaj vjen pasioni për Allahun (xh.xh.) që nis e hapet gjer në horizont prej burimit, portit a bregut, quajeni si të doni, të burimit të dashurisë për Të. Pasion… pasion për Zotin, pasion për Profetin e Tij, pasion për të qenë i apasionuar… Për të qenë i dashuruar gjer në pasion vetëmse me pasionin për Të… Të jesh i dashuruar me vetë dashurinë, njësoj si Mexhnuni; Mexhnuni edhe vetë Lejlën nuk e dalloi dot, kur u takua me të; sepse ai ia kishte dhënë zemrën veç “dashurisë”!.. Edhe kjo prej dashurisë buron. Nuk të sheh më syri asgjë tjetër, veç Atij!..

Mirëpo ka edhe më mbi to; Ju mund të vini mbi to “besnikërinë”. Sadredin Konieviu nuk e përmend “besnikërinë”; pas “pasionit” ai vendos “tërheqjen” e pakushtëzuar kah Allahu (xh.sh). Si me një forcë centripetale, të tërhiqesh fortë drejt Allahut (xh.sh.) nga forca e paepshme e shenjtë e hyjnore; ta lësh veten të lirë në atë tërheqje. Të arrish në një pikë ku e ke humbur kontrollin; këta njerëz mund t’i cilësoni edhe “të rrëshqitur”. Mirëpo, duke qenë se kjo fjalë mund të ketë edhe përmbajtje pezhorative, ndoshta do të ishte më e drejtë të përdorej shprehja “i lënë në rrjedhë”, i lënë në rrjedhën e tërheqjes prej Allahut (xh.sh.). Mirëpo duke përdorur gjithnjë rasën e duhur, ku është Allahu (xh.sh) që tërheq, ndërsa njeriu e ka lënë veten të lirë kah ajo tërheqje. “Ti më tërhoqe kah Vetja e unë erdha!” Sot në fizikë ajo quhet ndryshe edhe “forca qendërsynuese”. Si ajo ka edhe një forcë “qendërikëse”, një forcë e ngjashme me atë me të cilën po i largojnë njerëzit sot prej Islamit. “Tërheqje” thotë Sadredin Konieviu i nderuar. Si shkallë e tretë pas shkallës së “dashurisë” dhe “pasionit” për Allahun (xh.sh.).

Ai njeri që e lë veten të tërhiqet prej asaj tërheqjeje hyjnore, që e lë veten të mbërthehet prej saj, zë të mos shohë më asgjë tjetër veç asaj që e tërheq. Me fjalët e Bediuzamanit, kjo mund të quhet si “largim prej kafshërores, braktisje e trupores dhe drejtim i plotë kah shkallët e jetës së zemrës dhe të shpirtit”. Jeta e shpirtit… Përmes asaj jete të shpirtit që njeriu fillon të njohë të fshehtat e jetës së tij dhe të vërtetat e cilësive të patëmeta të Allahut (xh.xh.). Aq sa e humb fare vetëdijen sikur të ishte duke e ndjekur prej një obzervatori astronomik.

Mandej, ai personalitet i nderuar flet për një tjetër lloj “sherbeti”, qëështë sherbeti i “humbjes në Allahun (xh.sh.)”. Një njeri i tërhequr prej një force të tillë tërheqëse, duket sikur pi sherbetin e “të përjetuarit të plotë të profanitetit të tij në pafundësinë e Allahut (xh.sh.)”. Nuk e sheh më veten ai; vetes i vë një kryq sipër, si në sjelljet, ashtu edhe në sjelljet e tij. Madje aq sa një përjetim i këtillë mbizotëron edhe mbi veprimet e vullnetshme të tij; “Fala namaz, por, të them të vërtetën, unë vetëm sa u çova për t’u falur, sepse namazin ma fali Ai (vetë)! Ai “ma mbajti agjërimin”! Ai “më çoi në Haxh!”

Shpifësit, që nuk ia njohin forcën gjuhës së shpirtit dhe nuk ia dinë vlerën vetëdedikimit, kujtojnë se mund t’i arrijnë me të mira materiale ato arritje që patën të përkushtuarit e “Hizmetit”.

Gjithçka ta dish prej Tij, ta vlerësosh si të ardhur prej Tij… Shkuam në 170 e kusur vende të botësh për… “vëllazërinë mes njerëzve”… me një fjalë “vëllazërinë e besimit”, që kur themi “me një fjalë”, duhet ta kuptojmë mirë se për çfarë është fjala…; “vëllazërinë e pikave të përbashkëta”, që, me fjalë të tjera, ju mund të kuptoni fare mirë “një vëllazëri të ngritur mbi vlerat universale të njeriut”… për të ngritur një vëllazëri rreth vlerave universale të njeriut” prej asaj pike (ndalese, porti, mund të thoni ju) prej nga hapeshin portat e dialogut me njerëzit.

Sepse ka sa e sa njerëz që me fjalë janë kthyer në legjenda, disa të tjerë kanë shkruar legjenda, mirëpo nuk kanë pasur fare ndikim. Më besoni, ata njerëz që ju sot i shihni si të pushtetshëm, që e shprehin gjithçka në terma të pushtetit - kur ua vlerësoni qëndrimin, sjelljet, përpjekjet dhe qëllimet - nuk kanë arritur t’ia bëjnë të dashur Islamin apo Kuranin as dhjetë vetëve gjithsej. Sipas disa prej të parëve të bekuar të Islamit betimi ka të metat e veta edhe pse bëhet fjalë për diçka të konsideruar mubah; as unë, nuk do të betohem, meqë ata kanë shprehur një qëndrim të tillë për betimin, mirëpo nëse ka një çështje për të cilën mund të betohesh, ajo është: nuk kanë arritur t’ia bëjnë të dashur Islamin as dhjetë vetëve… me pak fjalë, në thelb, si me qëndrimin e tyre, si me botëkuptimin, si me qëndrimin ndaj jetës së përtejme “nuk kanë arritur dot që t'ua bëjnë Islamin të dashur njerëzve”… nuk kanë arritur të tregojnë se kjo botë është veçse një korridor; “nuk kanë arritur dot që t’i bëjnë njerëzit që ta shohin këtë botë si një arë për t’u mbjellë”; “nuk kanë arritur t’u tregojnë njerëzve se ajo është pasqyra e emrave të Allahut (xh.sh.)… As dhjetë njerëzve së bashku… Nuk kanë arritur t’i përdorin për këtë qëllim mundësitë, pushtetin dhe llafazanërinë e tyre; që t’u tregojnë njerëzve diç prej të sipërpërmendurave.

Kurse ju, me lejen dhe ndihmën e Allahut, keni shkuar, pavarësisht përpjekjeve dhe stërmundimit të pareshtur të pistë e të shthurur të gojëligjve, të shpifësve. Duke iu afruar madje 200 shteteve, ju ju deshën, ju respektuan dhe ju konsideruan kudo miq të tyre. Pati plot që shpifnin për ju, që bënin thirrje për në çudhëzim apo që përpiqeshin të nxirrnin ngatërresa, që thoshin “t’ua mbyllim”, qëpërhapnin gjithfarë thashethemesh; mirëpo, në shumë vende, njerëzit ndenjën sidoqoftë. Ata patën ndikim ndoshta në njëpërqind të rasteve, mirëpo në nëntëdhjetëenëntëpërqind njerëzit ndenjën prapë aty ku ishin. Ndenjën në vend, të palëkundur. Edhe nëse pati ndikim (siç thonë ata) kjo ndodhi vetëm nënjëpërqind të rasteve; vetëm kaq, megjithëse përdorën gjithë ç’kishin në dorë për t’ia dalë.

Për shembull: Ah sikur t’i kishin përdorur, gjithë atë energji dhe gjithë ato mundësi, dhe të thoshin: “Ejani të bëjmë edhe ne edhe njëherë sa ç’keni bërë ju!” Sikur të kishin ngritur edhe ata 1400-2000 shkolla. Të mund të fitonin edhe ata zemrat e 30-40 milionë njerëzve. Ah sikur të kishin bërë edhe ata po aq sa ç’ka qenë për t’u bërë në emër të dialogut… Kjo do të kishte qenë diçka shumë e rëndësishme përsa i përket ndërtimit të vëllazërisë së të ardhmes. Ma merr mendja se edhe ju do t’i kishit duartrokitur. A jeni në një mendje me mua nëkëtë dëshirë timen? Po, do t’i kishit duartokitur. “Zoti qoftë i kënaqur përjetësisht me ju! Arritët qënga njëmijë e katërqind t'i bëni dymijë e tetëqind!” - do t’u kishit thënë. Ç’vlerë ka shkatërrimi?! Terreni është aq i gjerë dhe çdo vend është më se i përshtatshëm përsa i përket kushteve gjeografike. Shkoni hapini ju ato “shtëpi të dritës”, ato “çerdhe të dritës” nëpër vende të ndryshme të botës!.. Dikush më pati shkruar një letër thumbuese: “Nuk ju ka dalë dot asnjë shtet kundër, keni arritur të hyni kudo; nuk  i keni lënë më vend të tjerëve që të mund të zgjerohen!..” Epo, për hir të Allahut, nëpër botë ka sipërfaqe të paana që janë bosh fare, përdoreni fuqinë që keni dhe shkoni përdorini!..

Është njëçështje, e cila nuk është trajtuar sa ç’duhet nga pikëpamja sociologjike dhe psiko-sociologjike: Pa dyshim, Kapitali është trajtuar. Poedhe krahu i punës është trajtuar. Mirëpo, vetëdedikimi (dedikimi dhe përkushtimi i vetes ndaj diçkaje) nuk është trajtuar dot ende… “Të jetosh për t’u dhënë jetë të tjerëve”, nuk është trajtuar dot ende… Ideja se “le të vlejë veç për këtë çështje ky shpirt!..” nuk është trajtuar dot ende… Nuk është trajtuar dot ende ashtu siç duhet se ç’kuptim ka kjo lloj sakrifice. është një lloj sakrifice e atilë, që nëse nuk e keni arritur dot brenda jush, nuk mund të niseni e të shkoni dot menjëherë në një vend tjetër, siç kanë bërë ata që kanë marrë çantat në duar dhe janë nisur; nuk dërgoni dot kënd duke i dhënë tri apo katërmijë dollarë. Nuk e bëni dot!

Zaten, sërish duhet ndalur paksa, ngase po bëhet ajo gjë që ata nuk e bëjnë dot, u duket farë marifeti që t’i prishin edhe ato që janë bërë: “Shikoni, kemi edhe ne një marifet tonin, shihni si mund ta zhbëjmë ç’të duam!” Shkatërrimi është i lehtë. “Të prishësh është e lehtë!” Të rregullosh diçka, është punë e vështirë.

Allahu (xh.sh.) u ka falur aq shumë arritje të përkushtuarve të “Hizmetit”, saqë nëse nuk ia njihni ato të Zotit të Vërtetë, që jua ka bërë të mundura, mund të bini në shirk pa e kuptuar fare.

Si erdhëm deri këtu? Allahu (xh.sh.) ju ka bërë ju që të kryeni ato punë që nuk i kanë bërë dot shtete të tëra dhe me miliona njerëz bashkë. Dhe këtë, ashtu siç e kanë pranuar pothuajse të gjithë përfaqësuesit e lartë tëfeve qiellore, kanë nisur ta pranojnë edhe ndjekës të besimeve fetare që, në njëfarë mase, nuk kanë pasur revelacion hyjnor. (I ndjeri Muhamed Hamidullahu, qoftë prej banorëve të Xhenetit, nuk e shihte kështu; nuk i konsideronte kështu, as Budizmin, as Brahmanizmin, as Shintoizmin. Madje ai ka pasur edhe një pikëpamje interesante: “Dikur kanë pasur një thelb të përbashkët, mirëpo, me kalimin e kohës, njerëzit luajtën me to dhe ato pësuan ndryshime rrënjësore.”) Dhe kjo nuk është vetëm brenda feve të pranuara qiellore, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Lindjen e Largme - siç e shihni - që edhe njerëzit, për të cilët ju fola rreth emrave, feve dhe metodave të tyre, rreth besimeve të tyre fetare, ju pranuan ju me dashuri, me dhembshuri dhe me mëshirë. Tani, kjo është një çështje aq e madhe, që, nëse nuk ia atribuoni “të Zotit të Vërtetë”, mund të bini në shirk (idhujtari)fare pa e kuptuar.

Kur ne, çdo ditë, nëse do të përfshijmë edhe synetet - nëse falim edhe namazin e Tehexhudit, të Euabinit, të Ishrakut etj. numërojini ju - themi sa e sa herë: “Ne vetëm Ty të adhurojmë; jemi drejtuar të gjithë rreth Qabes kah Qabeja, drejt vendit që Ti na ke zgjedhur, dhe po të shfaqim robërinë tonë karshi Teje! Ne jemi të gjithë robërit e Tu, me kularin e robërisë në qafë, robërit e Tu me këmbë të prangosura!” Kjo është një peshë aq e rëndë, është një përgjegjësi aq e madhe, ndaj ne duhet të kërkojmë edhe njëherë ndihmë, duke përdorur trajtën e përdorimit bashkë si “të së dëshiruarës” edhe të “së mosdëshiruarës”; sepse, nëse nuk do të kishte një ndryshim të tillë në mes, atëherë do të thuhej: “Ne veç Ty të adhurojmë, veç prej Teje kërkojmë ndihmë.” Sepse ka një ndryshim: “Këtë adhurim, robërimin nëse do të flasim me terma të sofistëve) realizimi i “robërimit, adhurueshmërisëështë një punë kaq e rëndë, kaq e vështirë, saqë ne as atë nuk e bëjmë dot nëse nuk do të ishte ndihma Jote! Dhe ne vetëm prej Teje e presim ndihmën që të mund të realizojmë diçka të këtillë!” Dhe nuk i nisim atij vetëm gatishmërinë dhe robërinë tonë personale, por i themi: “O Zot! Jo vetëm këto që po të them unë, por i gjithë ky rreth në mes të të cilit gjendem unë!.. Po e përfshij kërkesën time në mes të kërkesave të të gjithë atyre që janë mbledhur rreth Qabes, nga ai që gjendet më afër e deri tek ai që gjendet më larg, madje edhe (vertikalisht) deri në qiell, jo, jo, madje deri në Fillimin e Pafundësisë, të mbledhur në rrathë të brendashkruar njëri-tjetrit. Ajo që po të paraqes unë Ty është gjithë ç’thonë ata! Dhe ne ndihmën vetëm prej Teje e presim!” 

Atëherë është shumë e rëndësishme që të kuptohet se realizimi i këtij “Hizmeti” është shumë i vështirë, që mund të kryhet veçse me shtysën e Allahut (xh.xh.), pa e kuptuar as ne vetë se si. Kaq shtysë hyjnore e gjen edhe te kafshët. Kësisoj, përmes një shtyse të tillë të brendshme ne e gjetëm veten këtu ku jemi. E gjetët veten sakaq këtu ku keni mbërritur dhe i thatë vetes: “çfarë duhet bërë në këtë pozitë ku gjendemi?” Sipas parimit të barazvlershmërisë, ekzistenca dhe mosekzistenca e gjërave që nuk rrjedhin prej domosdoshmërisë, por që janë të mundshme dhe të mundura janë të dyja e njëjta gjë, pra të barazvlershme. Dhe ju zgjodhët diçka në situatën e “zgjedhjes mes dy gjërash” që i përkasin rendit të mundësisë së ekzistencës dhe të mosekzistencës. Ajo çfarë ndodhi ndodhi dhe bota qeshi… thellësia e shpirtrave tuaja u përthith ndër zemra… dhe ata që nuk ju duruan dot dhe kjo është shumë e rëndësishme, u shqetësuan përbrenda prej pozitives që ju përfaqësonit. Sa keq, i mërzitëm; nuk e di a është gabim ky!.. Dhe, të kapluar prej mërzisë, ata e lëshuan veten në shkatërrim dhe po bëjnë ç’të jetë e mundur për të shkatërruar ç’t’u vijë për mbarë. Zoti u faltë dhe u ngjalltë edhe atyre dëshirë dhe botëkuptimin “për të ndërtuar”/“për të bërë”!..

Njeriu është krijuar për përjetësi; ai nuk mund të ngopet me asgjë tjetër pos përjetësisë dhe Atij që është i përjetshëm.

Po, të kthehemi te “sherbeti”. “Fena fil’lah”, të bëhesh kalimtar (profan) në Allahun (xh.sh)… Me t’u bërë kalimtar në Allahun (xh.xh.), njeriu kalon në gjendjen e “beka bil’lah”-ut, me fjalë të tjera “të kthimit në të përjetshëm në përjetësinë e Allahut (xh.xh.)", duke arritur kësisoj përjetësinë e kërkuar. E garanton njëfarësoj përjetësinë e tij, me lejen dhe ndihmesën e Allahut (xh.sh). Njeriu është krijuar për përjetësi; ai nuk ngopet me asgjë tjetër pos përjetësisë dhe Atij që është i përjetshëm.” Këtë e ka thënë Bediuzamani… (Po, ata shqetësohen edhe nga cilësimi që ne i bëjmë Bediuzamanit, duke e quajtur Mjeshtër e Mësues, se pse, nuk e di?!.) I përket Bediuzamanit: “Njeriu është krijuar për përjetësi. (Dhe nuk kënaqet me asgjë pos përjetësisë dhe Atij që është i përjetshëm!) Kënaqësitë e tij të vërteta janë veç njohja e Allahut, dashuria për Allahun dhe dija, të cilat i përkasin rendit të përjetësisë.” Nuk i kënaq dot ata edhe sikur t’u thuash “Ja ku i ke, të sigurta, edhe njëmijë vjet, për të jetuar!”

Si rrjedhojë, siç transmetohet edhe në hadithet e bekuara, ku trajtohet bashkëbisedimi që ndodh mes Musait (a.s.) dhe Zotit, më të Lartit: Kur vjen Azraili (a.s.), Musai (a.s.) thotë: “Akoma!” Duke qenë se kontributi i profetëve është shumë i lartë, ata e kërkojnë këtë për hir të kauzës së tyre: “O Zot, e shoh se përpara kam edhe shumë gjëra të tjera për të bërë. I prumë gurët dhe do t’i vendosnim nëkube! Ndërsa tani ju po na thoni “kthehuni!” Po ne zaten të drejtuar kah ju ishim!” Njësoj siç i thotë edhe Javuzi, që qoftë prej njerëzve të Xhenetit, Hasan Xhanit: “Kemi për t’u kthyer tek Allahu, mbreti ynë!”, ndërsa ai i përgjigjet: “Po pse, deri tani, më kë na pandehje ti?!” Zaten me Të ishte edhe Profeti. (Profetët e duan jetëgjatësinë vetën për të kryer edhe më gjatë detyrën e tyre. Shihni se si vijon hadithi: “Engjëlli u kthye kah Zoti dhe i tha Atij: “Ti më dërgove mua te një robi yt, i cili nuk do që të vdesë!” Ndërsa Allahu (xh.sh.) iu përgjigj Azrailit (a.s.) me fjalët: “Ti kthehu sërish te Musai dhe kërkoji që ta vërë njërën dorë mbi shpinën e një kau dhe çdo qime e lëkurës së tij që do të ketë prekur dora do të kthehet në një vit jete.” Musai (a.s.), me ta dëgjuar këtë përgjigje, pyeti se “po mandej, ç’do të ndodhë?” “Mandej do të vijë sërish vdekja,” - u përgjigj engjëlli. Kësisoj, Musai (a.s.) u lut që vdekja le të vinte nëatë çast atëherë.”)

“Fena fil’lah” dhe pas saj “beka bil’lah ma’allah”. Në fakt, edhe të jesh i prirur për përjetësinë është një lloj sherbeti. Menjëherë pas tyre vijnë“seyr anil’lah” - (rrugëtimi shpirtëror nga dijet e epërme drejt atyre të thjeshta), “seyr ma’allah” (rrugëtimi bashkë me Allahun (xh.xh.)) -të cilat janë sherbetet e fundit. Dhe kjo është ajo çfarë Allahu (xh.sh.) ju ka bërë që ta shijoni, me apo pa dijeninë tuaj, dhe që do t’ua falë brezave të ardhshëm që ta përjetojnë, “të jetuarit për të bërë të tjerët që të jetojnë!” Profeti ynë (pqmT) pasi pa në Miraxh ato gjëra marramendëse kur i sheh, që t’i lëbyrin sytë, tha se “këto duhet t’ua tregoj edhe të tjerëve, që t’i shijojnë edhe ata!” dhe u kthye sërish në mesin e njerëzve. Siç e thotë edhe Abdulkudusi i nderuar, “Arriti në maja të atilla që, uallahi, bil’lahi, tallahi, po t’i kisha arritur unë, nuk kthehesha më pas!” Mirëpo Ai (pqmT) u kthye për t’ua treguar edhe të tjerëve bukuritë që kish parë, për t’u dhënë edhe atyrë që të pinin prej atij sherbeti. Ai sherbet është sherbeti që shijohet në maja. Për t’u dhënë edhe të tjerëve nga ai sherbet, për të udhëzuar edhe shumë e shumë të tjerë, për të treguar më të drejtën e rrugëve të drejta, për të treguar udhëzimin e udhëzimeve…

Siç e dini, Bediuzamani i nderuar nxjerr kuptime edhe më të thella, ndryshe nga të tjerët, prej ajetit “drejtona ne në rrugën e drejtë”. Ata që e dinë, e kuptojnë fare mirë: për disa “drejtona” bart aksh domethënie, për disa të tjerë një tjetër. Udhëzim i udhëzimit… udhëzim i udhëzimit… udhëzim i udhëzimit… (Për ta kuptuar, shihni se si shprehet: “Kjo Letër e Tridhjetëetretë, e cila ka tridhjetë e tri dritare, me lejen e Zotit, atë që nuk beson e bën të besojë. Ata që e ka besimin të dobët ia përforcon besimin. Kush ka besim të fortë, por imitues, e bën të besojë mirëfilli. Ndërsa atij që beson mirëfilli ia zgjeron besimin. [Ndërsa] atij që e ka besimin të gjerë e ngre në shkallët e njohjes së Zotit, çka është thelbi dhe qëllimi i përsosjes së mirëfilltë, duke i çelur para syve pamje më të ndritura e më përshkënditëse.[1]

“O Zot, na jep ne të pimë sa më shumë prej Keuserit të Profetit tonë (s.a.s.) dhe na e hiq këtë etje që kemi, asisoj që të mos ndiejmë më kurrë etje!..”

Ja pra, në fund fare, kjo. Mandej, duke u kthyer edhe njëherë mbrapa për të parë, duke mos e parë fare veten njëfarësoj, duke i vënë një kryq vetes, të thuash: “Unë nuk jam! Brenda meje ka një unë tjetër që rri brenda unit tim.” Këtë e thotë Junus Emreja. Si e thotë Junus Emreja këtë?! Po, ja se si e thotë: “Mos më thuaj mua, se nuk jam unë në mua/ Ka një tjetër unë që rri brenda në “mua”.”  Te ti duhet të ketë një “Unë”, që rri brenda teje; në thelb; ti duhet të jesh veç pasqyra e Tij! “Pasqyrë është kjo botë që e mban Allahu në këmbë/Se prej Pasqyrës së Muhamedit veç Allahu duket përherë(Aziz Mahmud Hudaiu) Tek Ai, në rrafsh të së vërtetës, të së drejtës… Kush shikon drejt Tij, kush sheh Atë, kujton menjëherë Allahun (xh.xh.), thoshte fill “Allah!”, sipas parimit të “kush sheh Atë, përmend Allahun”[1] , Edhe një njeri i ditur hebre si Abdulla ibni Selami, i cili kishte njëfarë butësie brenda tij dhe i qasej pa paragjykime çështjes, pati thënë: “Për Zotin, në këtë fytyrë nuk ka gënjeshtër.” Pati mjaftuar që ta shihte veç njëherë atë fytyrë madhështore që të thoshte “La ilahe il’lallah Muham’medun Resulullah”; pati mjaftuar që të shihte njëherë atë pamje të bekuar. Ja, të jesh një pasqyrë e këtillë për njerëzit… “Se prej Pasqyrës së Muhamedit veç Allahu duket përherë.

Ja pra, kur pini këtu nga ky lloj sherbeti, në anën tjetër do të pini prej Keuserit. Edhe kur fusni ujë në gojë ndërsa merrni abdes, të thoni: “O Zot, më jep të pi sa më shumë prej burimit të Profetit dhe dhe ma hiq këtë etje, asisoj që të mos ndiej më kurrë etje!..” “Më jep të pi asisoj, që të mos e di më çështë etja!”

Po, do të pish… Do të pish prej lumit të mjaltit, do të pish prej asaj pijeje që nuk të deh, prej rrjedhës së ujit të kulluar… nga vetë burimi… që nuk i ka hyrë kurrfarë bakteri; i gjithi i pastër qelibar… Ato që gjenden këtu, në tokë, janë veç shembuj… Kur të pish, do të thuash “ore, edhe mjalti që hamë ne nuk ka as njëpërqind të kësaj shijeje! Ky paska qenë njëqindpërqind mjaltë!” Kur të pish prej asaj pijeje të thuash “ore, disa që pinin nga kjo u merrej mendja, dilnin nga vetja, i ngjan asaj, por…” E tregon vetë Kurani Fisnik, mbi të cilin ndalen shumë për ta interpretuar nga pikëpamja e qëllimit: “Jepu sihariqin atyre që besojnë dhe kryejnë punë të mira e të pranuara: për ta do të ketë xhenete përmes të cilëve kalojnë sa e sa lumenj. Xhenete të atilla që sa herë që t’i gostitin me frutat e tyre, ata do të thonë: “Kjo është prej asaj që kemi ngrënë edhe kur ishim në atë botë!” Megjithatë, atyre nuk do t’u jepet e njëjta, por e ngjashme me to. Atje ata do të kenë edhe bashkëshort/e të pastra dhe ata do të qëndrojnë përherë atje.”[2]

Teksa e interpreton këë ajet Ibni Abasi - imami i tërë umetit - thotë: “Ato që do të jepen në ahiret, do të jenë veç të ngjashmet!” Kur t’i shijoni ato atje, do të thoni “Kjo ngjan paksa me aksh gjë… kjo ngjan me këtë… kjo ngjan me atë.” Kjo jetë ngjan me atë… Ulja kështu, duke u shtriqur, ngjan me… bashkëbisedimi me këtë shok/shoqe të jetës ngjan me… kjo dashuri për fëmijën dhe përkujdesja për të ngjan me…  Ngjan me…, por, prapë, nuk është e njëjta gjë… Mbi këtë ndalet veçanërisht edhe Bediuzamani. Kështu ke për të thënë… Kur të pish këtu prej atyre sherbeteve, atje, me lejen dhe ndihmesën e Allahut, po prej atyre sherbeteve do të vlerësohesh për meritues të gostitjeve hyjnore dhe për t’u përballur me fisnikërinë e Allahut të Patëmetë!..

Në krye thelbësore janë besnikëria, mirënjohja dhe përpjekja… ndërsa, në fund, serioziteti, maturia dhe edukata. Ata që gabojnë në krye, pengohen dhe mbeten rrugëve… kurse ata që gabojnë në fund, qortohen dhe ndëshkohen për pakujdesinë.

“U largova prej së bukurës/tani them se “paskam mall!” Kështu thotë imami i Allvarit. Po, u larguam prej gjërave të bukura, ndërsa tani po themi se “kemi mall!..” Në një kohë kur vendin e së mirëfilltës, të së vërtetës, e mori imitimi e në vend të flladitjeve tëëmbla të “ndërtimit” po fryn veç furtuna e “shkatërrimit”; në një kohë kur po kërkohet që tsunamet rrënuese të shkatërrojnë gjithçka që u realizua me njëmijë e një përpjekje, me njëmijë e një mundime, që kanë arritur përherë vlerësimet dhe lavdërimet nga më të llojllojshmet, po e shohim dhe po e kuptojmë sa vjen e më mirë se prej ç’gjërash jemi larguar!..

“Në krye thelbësore janë besnikëria, mirënjohja dhe përpjekja; ndërsa, në fund, serioziteti, maturia dhe edukata!.. “Maturia” është një pozitë e majave. Që, edhe kur arrihet grada e të qenit “mik i Allahut”, (uns bil’lah), ekziston ende një rrezik i madh, sepse njeriu mund ta lëshojë veten “në rrjedhën e “nazeve”, ndërkohë që duhet të jetë në “përgjërim” të vazhdueshëm ndaj Allahut (xh.sh.). Atëherë, njeriu fillon të humbasë në rrugën e fitores; atëherë kur bëhet fjalë për të dalë fitimtar.

Allahu ju nxjerrtë veç fitimtarë… mos ju lëntë asnjëherë që të humbisni. Nga njëmijë e katërqind apo njëmijë e pesëqind ju bëftë trimijë, inshaallah!.. Pavarësisht gjithë shkatërrimtarëve… Allahu (xh.xh.) ua ndryshoftë zemrat kah e mira edhe shkatërrimtarëve, të cilëve iu janë kyçur/programuar veç tek prishja dhe shkatërrimi. Sepse Ai i ka në dorë zemrat. I Dërguari i Allahut (alejhi ekmelut’tehaja uet’teslimat” ka thënë: “Zemrat janë në dorën e forcës së Allahut, e Ai i lëviz ato si të dojë!” Allahu i ktheftë drejt ndërtimit dhe riparimit zemrat e tyre të kyçura/programuara vetëm në shkatërrim! T’u mundësojë atyre besimin e vërtetë, duke ua shprishur ato ndjenja djallëzore, ato ndjesi egoiste, vesvese dhe pëshpëritje  të kobshme që fshehin në zemra! Ues’selam.


[1] Shih: Bediuzaman Said Nursi, Letrat, Letra e Tridhjetëetretë (përkatësisht. Fjala e Tridhjetëetretë, Fjalët

[2] Bakara, 2/25.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2021 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.