Andaj, e mira më e madhe që mund t’u bëhet brezave të sotshëm është mundësia e ritakimit të tyre me një mendim qëllimi epëran, që do t’i mësojë atyre rrugën që të çon nga potenciali njerëzor i njeriut në njeriun e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës “njeri”. Po, një qëllim i këtillë i epërm ka për të kryer detyrën e një himni që do t’i vërë në lëvizje këta breza; rolin e një dinamoje që do të ushqejë energjinë e tyre të pashtershme, e të një burimi të kulluar pasionesh dhe emocioni. Mendoni njëherë, në një kohë kur njerëzimi sillej kuturu mes një errësire të kahdoshme, burimi kryesor i forcës për udhëtarët e qëllimit të epërm, i cili lindi në gjirin e shkretëtirës për t’u kthyer në frymim jete për tërësej tri kontinente, ishte besimi, dhe me atë besim ushqenin idealet e mbushjes së zemrave të të tjerëve me frymëzimin që u vlonte thellë brenda kraharorëve të tyre. Edhe ky libër është një ndër ata libra që shërbejnë për të na rikujtuar qëllimet e vërteta të epërme.