Terrori dhe armët kimike që të çojnë tek ai

OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) akordoi 110 milionë dollarë për të shfarosur një bimë karakteristike që rritej në Sri Lanka. Të rinjtë që e përtypnin këtë bimë e humbisnin sensin e tyre të frikës nga vdekja dhe ishin në gjendje lehtësisht të kryenin vetëvrasje. Masa të nevojshme janë marrë në mënyrë që të reduktohet rreziku i kësaj bime të shpërndarë nëpër botë.

Ky ishte një fragment interesant i një lajmi të dhënë nga agjencitë e ndryshme në 2003.

Konkluzioni që Fluocsetina (Prozac), dikur i njohur si ilaçi i lumturisë, sillte një tendencë për vetëvrasje tek disa pacientë, krijoi një çoroditje në psikiatri. Gjithashtu vitin e fundit një nga antidepresivët më të fuqishëm Parocsetina (Serotat), u zbulua nga anglezët se kishte efekt të njëjtë. Abuzimi me të nga të rinjtë, u bë një çështje shumë e debatuar nga ana profesionale.

Të gjithë këto zhvillime u bënë që të shtrohej pyetja se: “A jemi duke u përballuar me një rrezik të ri tek ata të cilët u drejtoheshin shkencave psiko-farmakologjike? Si mund të aftësohen njerëzit me anë të trajtimit mjekësor, që të kenë kurajon të vrasin veten? A mos vallë kjo do të thotë se një person i cili është nën efektin e këtyre ilaçeve bëhet tamam si një robot? Apo ajo që është më e frikshme, mos është shndërruar vallë psiko-farmakologjia në një shkencë me të cilën po abuzohet në aktet terroriste?

Këto zhvillime nxorën konkluzionin se nuk është e vështirë të kthesh një grup njerëzish në kamikazë, në fillim atyre u bëhet një program trajnues, një si tip karantine dhe pastaj u japin mjekime që krijojnë tek ata një ndjenjë euforie. Më vonë u japin një dozë tjetër me ilaçe të ndryshme që i ndihmojnë ata të kapërcejnë frikën ndaj vdekjes.

Aktet terroriste të 11 Shtatorit dhe ato në Lindjen e Mesme e forcojnë më shumë argumentin se terrorizmi është sistematik dhe konsiston në sulme të mbështetura nga organizata të fuqishme.

Sëmundja e ushtarëve

Gjatë luftës Civile Amerikane (1861-1865) dhe gjatë luftës Franko-Prusiane (1870-1871), morfina e futur në trup me anë të injeksionit u përdor gjerësisht ndër ushtarë si qetësues. Ajo përdorej me qëllim që t’i ndihmonte ushtarët të kapërcenin dhimbjet e plagëve, dëmtimeve, djegieve dhe për t’i ndihmuar ata të qetësohen.

Megjithatë kur ushtarët dilnin nga spitali ata vuanin nga dhimbja e kokës, ethet, të vjellat dhe nga ngërçi. Ky fenomen klinik u bë i njohur se ky qe shkaku që ushtarët zmbrapseshin, ushtarët të cilët ishin trajtuar më përpara me morfinë, kur nuk gjenin morfinë, kalonin krizë.

Zbulimi i opiumit

Kripa hidrokloride e opiumit u gjet në një solucion të marrë nga kërcelli i bimës së opiumit, që merret nga shpimi i kërcellit. Në përgjithësi është thithur me anë të llullës apo është përtypur ose gëlltitur në Evropë dhe në Lindjen e Largët dhe ishte një drogë e zakonshme e përdorur nga shtresat e larta. Në 1804 një kimist francez i quajtur Seguin, arriti të marrë kristale pa ngjyrë të morfinës së përpunuar nga opiumi. Në 1812 një tjetër kimist Serturner nga Gjermania e analizoi këtë substancë shkencërisht dhe publikoi artikullin e tij “Analiza e Opiumit”. Ai bëri përpjekje të mëdha për të transformuar morfinën në një injeksion, por kjo u arrit vetëm në 1853.

Emri i kësaj substance e cila u konsiderua si medikament mrekulli, si një ilaç i lumturisë dhe i cili përdorej edhe si kurues edhe si qetësues, u mor nga hyjnia e mitologjisë greke e gjumit dhe e ëndrrave, Morfeo. Kur dikush përdorte morfinën konsiderohej një njeri që e ka lënë veten e tij të shkojë në krahët e kësaj hyjnie. Ky zakon u bë kaq i përhapur saqë disa njerëz të pasur mbanin morfinë në shiringa të mbështjella me shami mëndafshi, gjithmonë të gatshëm për ta injektuar nën lëkurë dhe ndërkaq gjenin kënaqësi në këtë veprim. Picshan i kushtoi vëmendje efektive anësore të morfinës në librin e tij “Morfinizmi” ne 1890. Në Turqi Maz’har Osman publikoi informacione të ngjashme në librin e tij “Helmet kënaqësi-dhënëse” në vitin 1934. Kjo sëmundje ishte më e përhapur tek punonjësit e shëndetësisë. Më në fund pas bërjes të njohur të efekteve të saj, përdorimi i morfinës si qetësues dhimbjesh për ushtarët në kohë lufte u braktis.

Nuk është e gabuar të themi se sot “Ecstasy” ka filluar të zërë vendin morfinës duke u përdorur gjerësisht në shoqëri.

A ekzistojnë ilaçet bashkëkohore vetëvrasëse?

Drogat psikodelike, domethënë ato droga të cilat bëjnë që të dalë në pah ana shpirtërore e jetës së njeriut, në fillim konsistonin në LSD dhe Meskalinë, të cilat filluan të përdoreshin në 1954 dhe më vonë u bënë ndikuese në artin modern dhe muzikë.

Substanca të cilat kishin efekte sedative dhe psikike si Meskalina, u nxorën nga një bimë në Amerikën e Jugut, e cila përdorej në ritualet e Aztekëve. Indianët e Amerikës dhe Aztekët të cilët hanin gjethet e kësaj bime, e quajtën “bima hyjnore”. Në 1895 u identifikua molekula bazë e Meskalinës. Pas vitit 1940 u zbulua LSD dhe psilocybini, duke përdorur të njëjtën teknikë farmakologjike. Kërpudhat azteke u riprodhuan në studime klinike. Meskalina dhe substancat e grupit tjetër të LSD shkaktonin tek njerëzit gëzim të tepruar dhe humbje të perceptimit të distancës dhe thellësisë.

Personi që është nën efektet e këtyre drogave flet papushim rreth të shkuarës dhe të ardhmes. Këto substanca stimulojnë ndjenjat fetare, një ndjenjë force dhe të gjitha gjërat e tjera që njeriu i ka mbajtur në subkoshiencën e tij dalin jashtë. Ndërsa tek të alkoolizuarit është e mundur të kenë një kontroll të vetvetes për disa gjëra, ata të cilët janë nën efektin e drogave psikodelike nxjerrin në shesh gjithçka, pa përjashtim.

Kjo është arsyeja përse disa agjentë sekretë si p.sh. ata të CIA-s e përdorën në disa projekte madhore gjatë viteve 60 megjithëse një veprim i tillë ishte i jashtëligjshëm.

LSD si një drogë e përdorur për shpëlarjen e trupit

LSD u zbulua më 19 Prill 1943 nga Dr. Markus Hopman në laboratorin e tij; ai e kuptoi se kjo substancë kishte shkaktuar diçka të çuditshme në trurin e tij. Hopman i kujtonte të gjitha ndryshimet që po i shkaktonte LSD minutë pas minute. LSD u prodhua nga një alkaolid. LSD u përdor nga spiunë, shërbimet sekrete dhe organizatat kriminale për të hyrë në mendjen e armikut dhe nëse ishte e nevojshme për të ndryshuar mendimet e tij në vitet 1950-1966. Me adoptimin e Konventës së Helsinkit në 1964, këto eksperimente me njerëzit u braktisën dhe këto aktivitete zyrtarisht pushuan së ndodhuri.

Ekspozimi i njerëzve ndaj këtyre lloj substancash të hedhura në ushqimin apo pijet e tyre dhe vëzhgimi i mëvonshëm i sjelljeve të tyre për të nxjerrë të dhëna, nuk janë të pranueshme shkencërisht. Por këto metoda mund të vihen në zbatim me qëllim shpëlarjen e trurit të njerëzve në kampe terroristësh. Marrja nëpërmjet ushqimit dhe injektimit të drogave të tilla, mund të krijojë një skuadër të fuqishme njerëzish. Këto akte bëhen me qëllim fokusimin e këtyre njerëzve drejt një objektivi të veçantë dhe kthimin e tyre drejt në bombardues vetëvrasës.

Ka edhe substanca të tjera të cilat mund të përdoren nga grupe të caktuara për të përfituar besnikërinë e anëtarëve të tyre. Kjo gjë ndihmon në “forcimin” e ushtarëve, për të çuar në fund me sukses aksionet e dëshiruara. Në qoftë se njerëzit do të stërviten për t’u bërë kamikazë nga intoksimi i tyre me droga që rrisin kurajon dhe me substanca të tjera që ua heqin frikën ndaj vdekjes, atëherë edhe raketat më të shtrenjta mund të dalin jashtë përdorimit.

Droga të cilat rrisin kurajon dhe eliminojnë frikën nga vdekja

“Ecstasy” është një substancë sintetike ilegale e cila shkencërisht është e njohur si MDMA (metilendioksimetam fetamin). Ajo gjithashtu quhet “droga e lokaleve” sepse përdoret gjerësisht nëpër klubet e natës. Ecstasy shkakton një ndjesi artificiale gëzimi tek ata që e përdorin. Përmbajtja e Ecstasy e cila prodhohet ilegalisht është e pasuruar me kafeinë, “shurupi i pavdekësisë” dhe kokainë që bën atë efekt të njohur rëndom si “shpejtësia” (spead).

Amfetaminat mund t’i mbajnë njerëzit si hiperaktivë dhe energjikë për orë të tëra. Ato bëjnë që njerëzit të cilët i përdorin të vihen në qendër të vëmendjes duke i bërë të ndihen të fortë dhe energjikë. Në ndryshim nga LSD-ja, amfetaminat nuk i bëjnë përdoruesit që të humbasin sensin e realitetit. Ato stimulojnë rritjen e serotoninës në tru e cila është ajo pjesë e trurit që është e lidhur me ndjenjën e lumturisë. Pasi kalon ndikimi që i jep kjo drogë, personi ndihet i lodhur për ditë të tëra (NIDA, 2004). Nxitja vetjake e lartë dhe kurajoja e pakontrolluar të cilat vijnë nga përdorimi i amfetaminave, u jep njerëzve një ndjenjë si të ishin në një botë tjetër. Në mënyrë që të jetë i aftë të ruajë një energji të tillë, personi që i përdor ato e kërkon këtë herë pas here. Nëse një person zotëron ndjenja hakmarrjeje në sipërfaqe, ai mund të drejtohet lehtësisht drejt një objektivi qoftë edhe shkuarja në vetëvrasje. Sot janë në proces studime në fushën e psiko-farmakologjisë të cilat synojnë në stimulimin e asaj zone të trurit e cila është përgjegjëse për kushtet me të cilat janë të lidhura paniku dhe frika nga vdekja.

Konkluzioni

Një mijë vjet më parë një grup i njohur si ‘Hashhashijjun’ (populli i hashashit) terrorizoi udhëheqësit muslimanë, dijetarët dhe qeveritë Islame në botën muslimane, të cilët shkonin drejt vdekjes pa frikë. Kjo i detyrohej hashashit që ata konsumonin.

Sot megjithatë, është e mundur të bëhet shpëlarja e trurit të njerëzve me ndihmën e agjentëve kimikë modernë dhe të bëhet aftësimi i tyre në kryerjen e aksioneve të veçanta. Është plotësisht e mundur për ndonjë agjenturë, organizatë apo shtet që zotëron laboratorë kimike të pajisura me teknologji të lartë, që të depërtohet në gjendjet e grupeve të njerëzve me anë të LSD-së. Pastaj është e mundur që këtyre njerëzve t’u bëhet propagandë me të cilin të besojnë, propagandë e cila ka për qëllim objektiva të caktuara. Këta njerëz pastaj i nisin (duke u dhënë amfetamina dhe Ecstasy) të kryejnë ndonjë aksion brenda 8-10 orësh në vijim.

Është e trishtueshme kur sheh se paqja botërore është duke u vënë në rrezik apo më keq, është duke u shkatërruar nga dora e shkencës.

Referencat:

Smith, K.M., Larivell Romanalli (2002), Clup Drugs, Menthrlere Dioxymethamphetamire, Flunitrazapam, Ketamire Hydrochloride and Gamma Hidroxybutyrtae, I. Health, Syst, Pharm, 59, 1067-1076.
NIDA Forteens, Fact on Drugs-Ecstasy.
Dugiero G. Schifanorf, Forza G. (2001), Personality Dimensions and Psychopathological Profles of Ectasy Users, Hum Psychopharmalogical Clin Exp, 16:635-639.
Koknel O, (1983) Alkolden Eroine Kisilikten Kacis, Altin Kitaplar, Istanbul.
Tarhan, N., (2002), Psikolojik Savas, Timas Yayinevi, Istanbul.
F. al-Syed (1989), The Neurochemistry of Drugs of Abuse, Cocain, Ibagaine, and Substituted Amphetamires, Annals of the New York Academy Sciences, Vol:844.
Harvery J and Kosofsky B: (1998), Cocaine, Effects on the Developing Brain, Annals of the New York Academy of Sciensces, Vol:846
Sizinti Arastirma Grubu: (2004) Terorde Psikofarmakolojik, Sizinti, s: 300, 595-597, Izmir.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.