Fethullah GylenSi një prej mendimtarëve dhe dijetarëve të rëndësishëm të kohës sonë, M. Fethullah Gylen është, njëkohësisht, një shkrimtar dhe poet i njohur. Lindi në Erzurum të Turqisë lindore në vitin 1941. Mori mësime fetare nga mjeshtër të shquar të teologjisë dhe mistikës islame të kohës, si Muhammed Lutfi Efendi, Haxhi Sitki Efendi dhe Sadi Efendi. Në të njëjtën kohë, Fethullah Gylen studioi edhe shkencat shoqërore moderne si dhe shkencat e natyrës. Në sajë të aftësisë së lartë për të mësuar dhe punës individuale të ngjeshur, ai u dallua shpejt prej bashkëmoshatarëve. Duke u vlerësuar për sukseset studimore dhe nivelin intelektual, Fethullah Gylenit iu propozua detyra e predikuesit fetar qysh në moshë të re. Në vitin 1959, Fethullah Gylen kaloi me sukses provimet e organizuara atë vit, fitoi të drejtën të merrte çertifikatën zyrtare të vaizit dhe u emërua në Izmir, njëri prej tre qyteteve më të mëdhenj të Turqisë. Pas këtij emërimi, ai i dha formë idealit të vet që do t'ia orientonte jetën në një drejtim të caktuar. Në predikimet dhe bisedat, Fethullah Gylen trajtonte çështje shoqërore sepse qëllimi i tij ishte që, me anë të ndriçimit intelektual dhe shpirtëror, t'i nxiste të rinjtë kah aktivizmi i karakterizuar nga respekti për njeriun. Ata që ua vinin veshin thënieve të tij, ata që merrnin pjesë në predikimet e tij, shtoheshin përditë.

Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.