Veprat

Sot, Fethullah Gylen komunikon me shtresa më të gjera me anë të kanaleve të informacionit masiv. Megjithëse një personalitet i njohur, ai është ruajtur vazhdimisht për të mos u përzjerë në politikë. Parashikohet që Fethullah Gylen të ketë miliona dashamirës.

Biografia e tij e titulluar "Bota ime e vogël" (Küçük Dünyam), e botuar për herë të parë më 1995, tani ka arritur botimin e pesëdhjetë. 

Krahas kontributit me shkrime për shumë revista, Fethullah Gylen përgatit kryeartikujt e revistave "Shpresa e Re" (Yeni Ümit), "Burimi" (Sızıntı), "Shiu" (Yağmur) dhe "The Fountain". Krahas më shumë se 40 librave që radhiten ndër librat më të shitur, shumica në Turqi, dhe qindra artikujve të botuar, Fethullah Gylen ka të regjistruar me zë dhe figurë shumicën e predikimeve. Ai ka zhvilluar biseda të panumërta mbi shumë çështje fetare e shoqërore. Disa nga librat e tij janë përkthyer dhe botuar në anglisht, gjermanisht, rusisht, bullgarisht, shqip, në dialektin zyrtar që përdoret sot në Indonezi, në dialektet turqishte të Azisë së Mesme, etj.

Mes admiruesve të Fethullah Gylenit janë disa analistë të shquar, akademicienë, përfaqësues të mjeteve të informacionit masiv, politikanë, burra shteti të Turqisë dhe të huaj. Admiruesit e shohin F. Gylenin si një novator të vërtetë dhe reformator shoqëror të pashoq që i vë në jetë ato që thotë, e konsiderojnë vullnetar të paqes, intelektual, dijetar fetar, mësues dhe predikues, poet dhe shkrimtar, mendimtar të madh dhe udhëheqës shpirtëror. Fethullah Gylen ua ka kushtuar jetën përpjekjeve për t'u dhënë përgjigje sëmundjeve të shoqërisë dhe nevojave shpirtërore të saj, është bërë i njohur dhe i famshëm me përpjekjet për edukimin edhe të ndjenjave krahas mendjes, për ta rigjallëruar dhe vënë në lëvizje tërë qenien, për ta bërë çdo njeri kompetent në fushën e vet në mënyrë që, me këto veti pozitive, të bëhet i dobishëm edhe për të tjerët.

Si përfundim, mund të themi se, për çdo njeri, fjalët mbeten gjithmonë të pamjaftueshme për ta përshkruar plotësisht jetën e tij, sidomos kur njeriu që përshkruhet, të jetojë apo të ketë jetuar krejt larg së zakonshmes!

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.