Fondacioni i Gazetarëve dhe i Shkrimtarëve

Fondacioni i Gazetarëve dhe i Shkrimtarëve u themelua në vitin 1994. Ajo u shoqërua nga një fushatë intensive mediatike në Turqi. Darkat e para që ilustronin përpjekjet dhe shpresat për vullnet të mirë dhe shpirtin e pajtimit, çuan më vonë në lindjen e “Platformës së Dialogut” që u pasua me aktivitete të ndryshme promovuese. Ata të cilët merrnin pjesë në këto mbledhje krijuan miqësi të tjera personale duke bërë që kundërshtarët e dikurshëm ta kuptonin shpejt rëndësinë dhe pasurinë që mbart në vetvete diversiteti. Në mënyrë të veçantë, udhëheqësit shpirtërorë të feve të ndryshme dëshmuan një shembull të madhërishëm të unitetit brenda diversitetit. Të gjithë pjesëmarrësit shprehnin mbështetjen e tyre të fuqishme për dialogun. Shumë prej tyre ndoshta nuk e kishin pritur një mirëseardhje të tillë kaq të ngrohtë dhe po kështu nuk e kishin pritur që këto takime të shndërroheshin një ditë në përpjekje për të kultivuar dialogun ndërmjet feve dhe qytetërimeve.

Padyshim sensi i gjerë i tolerancës së Gylenit, largpamësia e tij dhe ndjenja e tij e pajtimit, krijuan një valë nxitjeje dhe shprese që zor se mund të ishte përhapur nëpërmjet formave të tjera. Këtu nuk mund të lëmë mënjanë efektin e fuqishëm shpirtëror të dhembshurisë së tij të sinqertë, dhe lidhjen e tij të fuqishme me vlerat kulturore dhe fetare të shoqërisë. Si në media, ashtu dhe në qarqet intelektuale dhe politike, identiteti fetar i Gylenit u shndërrua në subjekt diskutimi. Njerëzit, në pamje të parë nuk mund ta perceptonin dot se si një figurë fetare si Gylen ishte në gjendje të bëhej katalizator i veprimtarive të tilla shoqërore. Për shkak të faktit se ata gjithmonë e kishin imagjinuar Gylenin brenda formatit të një imami klasik xhamie. Duke paraqitur këtë lloj identiteti fetar të cilin kurrë nuk arritën ta përqafojnë, ata nuk qenë në gjendje kurrë që ta kuptojnë potencialin e mesazhit të tij. Ata nuk e dinin se Gylen ishte i pajisur mjaft mirë me dije nga filozofia perëndimore dhe shkencat shoqërore krahas dijeve të natyrshme që kishte në shkencat islame. Të tillë njerëz qenë të paaftë të vlerësonin aftësinë e Gylenit për të sjellë bashkarish kultura të ndryshme në përpjekje për të gjetur zgjidhje për problemet bashkëkohore sociale.