Femra dhe të drejtat e saj

Pyetje: Cili është mendimi juaj për të drejtat e gruas?

Përgjigje: Ky është një subjekt shumë i gjerë. Nga një perspektivë, ajo është e hapur për debat. E kam shumë të vështirë që t'i përmbledh mendimet e mia në këtë fushë. Në një sens, ne nuk duhet t'i veçojmë burrin dhe gruan nga njëri-tjetri. Në një sens tjetër, ata kanë ndryshime fizike dhe psikologjike. Në opinionin tim, gruaja dhe burri duhet të jenë si dy pamje të një të vërtete, si dy anët e një monedhe. Nuk mund të ketë burrë pa grua ose grua pa burrë sepse ata janë krijuar së bashku. Edhe Qielli është Qiell i vërtetë kur ata të dy janë së bashku. Kjo është arsyeja pse Ademi qëndroi këtu me bashkëshorten e tij. Burri dhe gruaja plotësojnë njëri-tjetrin.

Profeti ynë, Kur'ani dhe parimet kur'anore nuk i trajtojnë burrin dhe gruan si krijesa të veçuara. Unë mendoj që problemi është se njerëzit e shohin çështjen nga ekstremet dhe në këtë mënyrë prishin balancën.

Pyetje: A ka shembuj të rolit të femrës?

Përgjigje: Në atmosferën sociale të shoqërive islame ku Islami nuk është njollosur me të drejta zakonore ose me tradita joislame, femrat muslimane janë plotësisht pjesëmarrëse në jetën e përditshme. Për shembull, gjatë periudhës së parë të Islamit, Aishja, gruaja e Profetit, udhëhoqi një ushtri. Ajo ishte gjithashtu një dijetare fetare e cila e vështronte çdo njeri me respekt. Femrat faleshin në xhami së bashku me meshkujt. Një grua mund ta kundërshtonte kalifin në xhami në një çështje juridike. Madje në periudhën otomane gjatë shek. XVIII, gruaja e një ambasadori anglez e lavdëroi shumë femrën dhe e përmendi me admirim rolin e saj në familjet dhe shoqërinë islame.[1]


[1] Lady Mary Wortley Montague.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.