Individët dhe të drejtat e tyre njerëzore

Ne nuk duhet të shqetësohemi apo të frikësohemi rreth individëve, zhvillimit ose motivimit të tyre për individët e tjerë, sepse Kur'ani e sheh çdo individ si një tip më vete në krahasim me tipat e tjerë. I rëndësishëm është burimi i emocioneve dhe mendimeve që i edukon ata. Kur individët fitojnë një rrugë të qartë mendimi dhe kuptimi dhe arrijnë një horizont të caktuar, ata do të ngërthejnë atë që është e nevojshme për veten e tyre dhe jetën shoqërore. Personat e rritur do të ndjejnë nevojën që të jenë së bashku me të tjerët sepse kuptohet që nuk duhet të lihen të vetëm dhe gjithashtu t'u bëjnë keq anëtarëve të tjerë të shoqërisë.

Ata individë që janë edukuar në këtë rrugë, që nuk i shfrytëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre për të dëmtuar të tjerët por në mënyrë të ndërgjegjshme shohin interesin e të tjerëve përpara interesit të tyre, duhet të lihen të zhvillohen individualisht. Përndryshe ata do të jenë vazhdimisht të gjykuar dhe të dënuar, shtypës dhe të shtypur, mizorë dhe viktima të mizorisë. Ky është një dimension i tablosë tragjike të Turqisë së sotme.