Dashuria ndaj Profetit e shokëve të tij

Një tjetër karakteristikë spikatëse e Gylenit, është dashuria e madhe që shpreh për Profetin e për Sahabet-shokët e tij. I apasionuar deri në fund pas Profetit, Fethullah Gyleni e shpreh dashurinë, mallin e përgjërimin ndaj Profetit me këto fjalë:

Çdo shpirt që Ty të do , i madh është, ja Resulallah!
Ndjenjat dhe sytë të mbushur plot i ka, ja Resulallah!
Nga drita e bukurisë Tënde dhe molekula gëzim ka,
Roje e pandarë në derën Tënde është, ja Resulellah!
Kush vjen pranë Teje, për të mirësi më të madhe s’ka,
Vendi Yt me mirësi i mbushur plot, ja Resulallah!
Me sytë e ndjenjave veç një herë kush të pa,
Një krah i shpirtrave u bë pastaj, ja Resulallah!
Në klimën Tënde zogj krahartë fluturojnë pa pra,
Klima jote-rruga e zogjve është ja Resulallah!
Atje horizontet si lartësi Parajse, me bukuri të ra’,
Bukuria jote-tyli i horizonteve është, ja Resulallah!
Të vijnë pranë Teje-shpirti besimtar një ëndërr ka,
Kush s’të njeh Ty, i vdekur është, ja Resulallah!
Bashkimi me Ty, ëndrra e këtij robi të çuditshëm,
Trëndafili i ndjesive të mia është, ja Resulallah!
(Penza e Thyer, trëndafili i ndjesive të mia, 77-78)