Frikë dhe shpresë

Fethullah Gylen: Çdo gjë prej Tij është!

Njeriu duhet të trembet për të gjitha veprimet që kryen gjatë jetës në këtë botë. Madje duhet të përpëlitet se mos ato që ka bërë janë në kundërshtim me urdhërat dhe kërkesat e Allahut (xh.xh.). Në anën tjetër të frikës, për qenien njerëzore, si gjendja më e qenësishme e tij karshi Zotit, është shpresa. E me shpresën se edhe nëse mëkatet e tij janë sa madhësia e malit të Kafit, përballë mëshirës hyjnore ato ngelen veç një grimcë. I nderuari F. Gylen, në këtë melodi, pasi i bën një analizë të imtësishme të dyja këtyre gjendjeve, me shembuj nga njerëzit më të lartë, sjell si mësim rrugën e mesme, që është ajo e ndrojtjes dhe respektit karshi Allahut (xh.xh.).