• Home
  • Multimedia
  • Për Gylenin
  • Shfaqja e mendimeve të Fethullah Gylenit pikërisht në këtë kohë është një mirësi madhështore e Zotit

Shfaqja e mendimeve të Fethullah Gylenit pikërisht në këtë kohë është një mirësi madhështore e Zotit

Në video mund te dëgjoni intervistën e Prof. Rahat Achilova, e dhënë pak kohë para se ajo të ndërronte jetë.

Prof. Rahat Achilova thekson se thelbi i filozofisë së Fethullha Gylen është përhapja e paqes dhe tolerancës në mbarë botën, pa humbur humanizmin. Prof. Achilova ndër të tjerash citon se "Fethullah Gylen është një person që punon shumë dhe vazhdon pa ndërprerje hulumtimet; ai mbart të gjitha veçoritë e një shkencëtari, filozofi dhe teologu."

Duke analizuar aktualitetin e sotëm, Prof. Achilova përmend ndasitë edhe brenda Islamit, kur ka njerëz që bëjnë gjëra të paimagjinueshme në emër të Islamit, dhe kur Islami përceptohet negativisht në shumë vende, ajo mendon që shfaqja dhe prezantimi i ideve të të nderuarit Gylen, pikërisht në këtë periudhë, është një dhuratë nga Zoti për njerëzimin. Gjithashtu ajo rikujton se idetë e Fethullah Gylenit kanë gjetur mbështetje të gjerë nga shumë sipërmarrës, shkencëtarë dhe studiues.

Prof. Achilova kur përmend Institucionet Arsimore të Lëvizjes "Hizmet", vlerëson kuntributin që këta institucione japin për përhapjen e paqes dhe tolerancës në mbarë botën...

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.