Një këndvështrim gjithëpërfshirës mbi Lëvizjen Gylen

Një këndvështrim gjithëpërfshirës mbi Lëvizjen GylenLëvizja Gylen vazhdon të zgjojë interesin e akademikëve nga e gjithë bota të specializuar në fushën e sociologjisë dhe shkencave politike.

Studimi i fundit mbi "Lëvizjen e vullnetarëve" e cila ka shërbyer si temë masteri dhe doktorature për shumë studiues, është realizuar nga Prof. Helen Ebaugh, nga dega e sociologjisë së Universitetit Houston. Studimi i Ebaugh i publikuar në Amerikë në muajin Mars "The Gülen Movement: A Sociological Analysis of a Civic Movement Rooted in Moderate Islam" është përkthyer në turqisht nga shtëpia botuese Dogan me titullin "Lëvizja Gylen". Vitet e fundit po shtohet interesi i treguar ndaj shkollave dhe institucioneve të hapura nën mbështetjen e Fethullah Gylenit jashtë vendit dhe veçanërisht në Amerikë. Studimi me nëntitullin "Analiza sociologjike e një lëvizjeje shoqërore civile me bazë fetare" i Ebaugh përpiqet të analizojë me anë të metodave sociologjike ideologjinë, bazamentin historik, burimet dhe motivimin e Lëvizjes së Vullnetarëve.

Një nga veçoritë më të rëndësishme e cila e dallon studimin "Lëvizja Gylen" nga të tjera të ngjashme me të mund të themi që qëndron në përdorimin e një këndvështrimi gjithëpërfshirës nga ana e Ebaugh, pa u zhytur në ujëra subjektive dhe emocionalë dhe pa dalë jashtë kornizës së vizatuar. Gjatë një studimi pothuajse trevjeçar, Ebaugh viziton shkollat, spitalet, institucionet ekonomike të hapura nën mbështetjen dhe nxitjen e Gylenit në Stamboll, Ankara, Antalya, Izmir, Bursa, Konya dhe Shanlıurfa. Takohet dhe realizon intervista me doktorë, mësues, drejtues, biznesmenë, punëtorë e nxënës. Pasi takohet dhe me drejtuesit dhe punonjësit e Fondacionit të Gazetarëve dhe Shkrimtarëve, televizionit Samanyolu, gazetës Zaman, fondacionit "A ka njeri?" Ebaugh ka qenë e ftuar në dhjetë shtëpi të lidhura me lëvizjen. Ja si i shpjegon aspektet më të veçanta gjatë këtij procesi të gjatë studimor: "Çështjet më të rëndësishme për mua ishin mënyra e fillimit të këtyre projekteve dhe institucioneve, harxhimet e bëra, burimet financiare, zgjidhja e problemeve financiare brenda një periudhe të limituar, gjendja e tanishme ekonomike, të ardhurat. Dhe një pikë tjetër mbi të cilën kam punuar ishte të vërtetoja nëse ekziston lidhja apo mbështetja e shtetit përsa i përket ndërtesave apo taksave të zbritura, sepse nuk ishte e thënë që këto projekte të bëheshim vetëm me para."

Nga burojnë të ardhurat?

Ebaugh e mbështet studimin e saj mbi dy teori: teoria e burimeve të shumanshme dhe teoria e përkushtimit organizativ. Ajo e ndërton studimin mbi tri pyetje bazë të këtyre dy teorive:

  • Parë nga ana sociologjike, cilat janë mekanizmat e përkushtimit organizativ të cilat shpjegojnë aktivizimin e përpjekjeve dhe dëshirës së miliona turqve si brenda vendit ashtu dhe në diasporë të lëvizjes Gylen?
  • Si ndikojnë mekanizmat financiarë tek ndjenjat e përkushtimit, solidaritetit të personave që mbështesin lëvizjen përsa i përket transmetimit të burimit tek projektet e shërbimit?
  • Cilat janë aktivitetet ekonomike përsa i përket institucioneve të lidhura me lëvizjen dhe çfarë lidhje ekziston mes njerëzve brenda lëvizjes me këto institucione nga ana ekonomike?

E thënë ndryshe, pyetjes "Nga vijnë gjithë këto të ardhura", Ebaugh duket se ia ka gjetur burimin. Ato që janë kureshtarë le ta lexojnë në libër. Në fund të studimit, tek kapitulli "Konkluzione", shkrimtarja shkruan përgjigjet e tri pyetjeve të formuluara në fillim nën kornizën e teorisë themelore. Për t'u kuptuar lehtë nga të gjithë, Ebaugh ka ndjerë të nevojshme dhe analizimin e marrëdhënieve shtet-fe në Turqi. Krahas kësaj, edhe pse në fillim të studimit nuk u kishte dhënë hapësirë, ajo ka bërë 25 intervista me persona të cilët kanë kritikuar ashpër lëvizjen gjatë këtyre tre viteve. Kritikave të rënda si "krijimi i një shteti islamik, agjentë të sigurimit, agjentë të SHBA, shpëlarje e trurit të njerëzve, krijimi i një komuniteti të fshehtë", etj Ebaugh u përgjigjet në fund të kërkimeve të bëra.

"Nuk është një lëvizje politike, por një lëvizje sociale"

Pak muaj para përkthimit në turqisht të librit të saj, Helen Rose Ebaugh ishte shprehur kështu në një artikull të muajit prill për gazetën Zaman: "Gyleni dhe ata që e mbështesin në shumicën e rasteve nuk preferojnë të hyjnë në diskutime politike. Prandaj ashtu siç nuk kanë themeluar ndonjë organizatë politike, gjithashtu nuk kanë marrë përsipër ndryshimin e strukturave politike. Lëvizja Gylen është një formacion që ka zgjedhur të jetë një lëvizje sociale në vend të lëvizjes politike. Përpiqet të nxisë dhe të stimulojë njerëzit drejt progresit shkencor, si dhe në zhvillimin e tolerancës dhe të mirëkuptimit."

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.