Kofi Annan: Institucionet Gylen të rëndësishme
Instituti Gylen i cili ndodhet në qytetin Houston të Amerikës qendrore zhvilloi një takim shumë të rëndësishëm rreth problemeve që po përjeton bota në shekullin XXI.
Në forumin e titulluar “Marrëveshja globale”, mori pjesë dhe ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan. Duke nënvizuar faktin se duhet të përpiqemi të zgjidhim problemet që kanë lidhje me të drejtat e njeriut, solidarizimin edukativ dhe social, Kofi Annan në fjalën e tij gjithashtu theksoi se këta përpjekje përputhen me përpjekjet paralele të institutit. “Me të vërtetë që është shumë e rëndësishme të kemi institucione si “Instituti Gylen”, i cili mbledh njerëz të mendimeve dhe kulturave të ndryshme, institucione të cilat na kujtojnë edhe një herë të vërtetën që të gjithë ne jemi udhëtarë në anijen e të njëjtës botë” – u shpreh Annan.
Në programin e realizuar në hotelin Hyatt Regency dhe të drejtuar nga spikerja e kanalit Fox 26, Melissa Wilson , pas fjalës së mbajtur në emër të Institutit, nga Dekani i Fakultetit së Shkencave Sociale të Universitetit Rice, Prof. Ira Colby, duke folur për projektin e tij “Marrëveshja globale”, Annan dha disa shembuj pozitivë nga vende të ndryshme të botës. Ai nënvizoi faktin se Turqia ka realizuar shumë reforma për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe ndër të tjera tha se duhet zgjidhur çështja e statutit të veçantë të Turqisë, duke u njohur si vend me statut të plotë. Duke folur edhe për shumë probleme të tjera të Afganistanit, Sirisë dhe Irakut, bashkë me Lindjen e Mesme, Annan vlerësoi faktin që në këtë zonë ndodhet një vend si Turqia, i cili ka marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet dhe ashtu si në të shkuarën, parashikohet të ketë sukses edhe në të ardhmen.
Me fjalët “Ndërkohë që Islami flet për një Zot të Mëshirshëm, si është e mundur që një njeri të vrasë në emër të Zotit dhe në këtë mënyrë të mbrojë fenë?” Annan theksoi se disa njerëz kërkojnë ta përdorin fenë në emër të realizimit të qëllimeve të tyre. Pas tij fjalën e mori shefi i departamentit të Filozofisë në Universitetin e Teksasit, Prof. Mark Webb.
“Personalisht nuk jam njohur me z. Fethullah Gylen. Për të njohur Gylenin pashë frytet e tij. Edhe ju tani në këtë moment, në këtë sallon, mund të shihni frytet e tij” – u shpreh Mark Webb në fjalën e mbajtur. Webb shprehu kënaqësinë e tij duke thënë se ndihej krenar të jetë pjesë e grupit të lëvizjes Gylen. Në program morën pjesë edhe personalitete të tjera, si deputeti i zonës së Teksasit, Alma Allen; një nga dekanët e Universitetit Rice, Prof. Lyn Ragsdale; senatorët e Misisipit, Hilmann Frazier dhe Hank Zuber, drejtori i përgjithshëm i Tv Fox 26, D'artagnan Bebel, konsulli i Norvegjisë, Lasse Seim; ish-ambasadori i SHBA-së në Katar, Chase Untermeyer, kryekonsulli i Anglisë Paul Lynch, etj.
- Publikuar më .