Hapet Katedra Gylen në Universitetin Katolik Leuven
Në Universitetin më prestigjioz të Belgjikës Katolik Leuven është hapur katedra Fethullah Gylen për studimet ndërkulturore. Katedra e formuar me iniciativën e Platformës për Dialog Ndërkulturor të të nderuarit Gylen është komentuar si "një eveniment mbresëlënës".
Si rezultat i nismave të Platformës për Dialog Ndërkulturor me qendër në Bruksel në të cilën Fethullah Gylen është president nderi, në një nga universitetet më prestigjioze të Belgjikës u themelua "Katedra Fethullah Gylen për Studimet Ndërkulturore". Me hapjen e katedrës në Universitetin Katolik Leuven, për herë të parë në Belgjikë do të zhvillohen studime akademike të inicuara nga myslimanët dhe të mbështetura materialisht. Në etapën e parë nën kornizën e një marrëveshjeje pesëvjeçare planifikohen shumë punime doktorature dhe organizime konferencash. Por me kalimin e kohës mund të flasim edhe për një docent mysafir i cili mund të japë mësim në KUL. Një ditë më parë bashkë me hedhjen e firmave sponsori i katedrës IDP përjetoi kënaqësinë dhe krenarinë e merituar për udhëheqjen e katedrës nga Fethullah Gylen. Ndërsa profesori i antropologjisë sociale dhe kulturore prof. Johan Leman i cili është ngarkuar me detyrën e drejtuesit të Katedrës Gylen bashkë me rektorin e KUL Mark Waer deklaruan se ndihen shumë të lumtur për hapjen e katedrës në universitetin e tyre.
Në deklaratën zyrtare, Leman nënvizoi faktin se i nderuari Fethullah Gylen nxit marrjen e iniciativave në emër të vendosjes së një ure mes Islamit dhe Perëndimit, tradicionales dhe modernes, shkencës dhe shpirtërores, logjikës dhe besimit dhe këtë e bën duke njohur demokracinë si të vetmin sistem politik frytdhënës. Duke na kujtuar dhe një herë thirrjen e Gylenit për paqe, Drejtuesi i Katedrës pohoi se shpreson në kontributin e studimeve të bëra mbi marrëdhëniet mes popullsisë myslimane dhe pjesës tjetër, mes popullsisë myslimane që jeton në Belgjikë me atë që jeton në Europë dhe mbi konceptin ndërkulturor në procesin e krijimit të kësaj ure.
Ndërsa drejtuesi i IDP Sherafettin Pektash deklaroi se hapja e katedrës është një vazhdim i punës dhe aktiviteteve dhjetë vjeçare. "Nëse ne dëshirojmë vërtetë paqe, nëse kërkojmë një botë, rregull të pranuar nga të gjithë, atëherë duhet të marrim përgjegjësitë tona. Të mbash përgjegjësi do të thotë të marrësh iniciativë dhe ne si IDP jemi përpjekur vazhdimisht për marrjen e nismave te reja. Kemi kaluar shumë pengesa por ne nuk ndalemi para tyre duke pyetur veten pse ndodhi kështu apo të ofendojmë, por ne jemi përfaqësuesit e këndvështrimit i cili kërkon zgjidhje për problemin", u shpreh Pektash duke prekur një pikë shumë të rëndësishme. Leman dhe Waer pohuan se pas marrëveshjes pesëvjeçare ekziston një mundësi e madhe të shtyhet edhe për pesë vite tjera.
Kritikat nxjerrin në pah domosdoshmërinë e Katedrës Gylen
Duke cekur dhe kritikat e bëra nga media dhe populli belg, Rektori Waer tha: "Kritikat dhe ndjenjat e krijuara janë shenjë treguese e një çështjeje delikate. Pra kjo katedër është e nevojshme. Shfaqja e kritikave më ka habitur. Por përsëri nuk duhet të nënvlerësojmë dhe ndjeshmërinë e masës ndaj çështjeve të Islamit. Nëse prekim dhe pretendimet se lëvizja Gylen është një perde e fshehtë dhe agjenci sekrete mund të them se të njëjtat gjëra thuhen dhe për botën e krishterë. Ne nuk merremi me gjëra të tilla. Dhe pak a shumë jemi mësuar."
- Publikuar më .