Avokatët e djetarit musliman turk në SHBA Fethullah Gylen

I ftojmë organet gjyqësore që të lënë prodhimin e fakteve të pavërteta dhe akuzave pa asnjë bazë, dhe të gjejnë sa më shpejt vrasësit e vërtetë.

Në datë 19 dhjetor 2017, disa medja kanë publikuar akuzat e prokurorisë se klienti im , Fethullah Gylen, ka njohje me vrasësin e e ambasadorit rus, Andrey Karlov. Kjo është një gënjeshtër dhe akuzë e pabazë. Kohët e fundit, ka një përpjekje për të njollosur anëtarët e "Lëvizjes Gylen" me krime të rënda si vrasjet, në një kohë kur, në të kurdërt të akuzave, anëtarëve të lëvizjes janë duke iu bërë padrejtësi nga më të ndryshmet, dhe ata nuk kanë kundërvepruar as me protestën më të vogël.

Nga ana tjetër, duke mos e marrë fare parasysh "prezymimin e pafajsisë", që është një nga bazat themelore të drejtësisë, anëtarët e lëvizjes janë duke u shpallur si fajtor me "prova të sajuara" apo me "pretendime të pavërteta", nga prokuroria dhe medja. As z. Gülen dhe as ndonjëri prej anëtarëve të lëvizjes, nuk mund të kenë lidhje me ndonjë krim apo vrasje.

Edhe një herë tjetër, duke e dënuar ekzekutimin e Karlov'it dhe çdo lloj akti tjetër që përmban dhunë, i ftojmë organet gjyqësore që të lënë prodhimin e fakteve të pavërteta dhe akuzave pa asnjë bazë, dhe të gjejnë sa më shpejt vrasësit e vërtetë.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2021 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.