Shkollat Gylen, antidot i terrorizmit

Sociologia e mirënjohur amerikane Helen Rose Ebaugh deklaroi se terrorizmi në botë nuk zgjidhet me ndihmën e armëve, por me reformimin e mendjeve të njerëzve. "Ne duhet të përdorim shkollat Gylen si një antidot ndaj përpjekjeve të terrorizmit", u shpreh Ebaugh.

Gjatë prezantimit të librit të saj "Lëvizja Gylen: Analiza sociologjike e një lëvizjeje civile, shoqërore e bazuar në besim" në gjuhën turke, Prof Helen rose mbajti një seminar në fondacionin e Gazetarëve dhe Shkrimtarëve.

Ajo pohoi se terrorizmi në botë nuk luftohet me armë, por me reformimin e mendjeve të njerëzve. Duke shpjeguar dy pikat në të cilat mbështetet Lëvizja Gylen, Ebaugh shprehet kështu: "E para janë shkollat. Shkollat e themeluara mbi mendimet e të nderuarit Gylen janë një burim i rëndësishëm. Në vitin 1960, atëherë kur u krijua lëvizja, ai nënvizonte rëndësinë e edukimit të të rinjve. Financuesit e asaj kohe besonin se këto ide mund të realizoheshin duke dhënë dhe mbështetjen financiare nga ana e tyre. Dhe kështu filloi edukimi i të rinjve. Brezi i ri i edukuar dhe i arsimuar në këta shkolla tani punojnë dhe i shërbejnë vendit të tyre. Unë gëzohem shumë kur në shkollën time vijnë nxënës nga këta shkolla. Janë të mirarsimuar. Dhe krahas kësaj janë të vetëdijshëm ndaj realitetit të terrorizmit."

"P.sh., kur shohim shkollat në Mardin, vëmë re se mesatarja e nxënësve që mbështesin PKK është e ulët. Ne duhet të përdorim këta shkolla si antidot kundër terrorizmit."

Pika e dytë e Lëvizjes Gylen, sipas saj, fokusohet në dialogun ndërfetar dhe atë ndërkulturor. "Me ndihmën e përpjekjeve për dialog kemi pasur mundësinë të flasim me njëri-tjetrin. Dhe kjo është një domosdoshmëri në botën e globalizuar. Shkollat nga njëra anë përballojnë edukimin dhe nga ana tjetër dialogun; që të dy janë faktorë shumë të rëndësishëm. Para pak kohësh kam qenë në Azerbajxhan dhe Austri. Kam pasur rastin të shoh nga afër mënyrën e zhvillimit të dialogut në të gjithë botën. Dhe të gjitha tregojnë universalitetin e lëvizjes."

Ebaugh gjithashtu pohon se Instituti i dytë në Houston që zhvillon aktivitetet e tij në emër të dialogut i përket Lëvizjes Gylen. "Shumë përfaqësues fetarë janë ulur në një tavolinë dhe kanë komunikuar me njëri-tjetrin me ndihmën e seminareve dhe shëtitjeve të realizuara. Dje kam pasur ditën e dhënies së autografëve për librin. Më parë zhvilluam një seminar. Në seminar morën pjesë më shumë se 500 persona. Në atë moment mendova me vete "A kishte menduar ndonjëherë i nderuari Gylen në dhomën e tij të vogël rreth përhapjes dhe ndikimit të lëvizjes?"

Pas seminarit të pranishmit bënë pyetje rreth librit.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.