Deklarata e Fondacionit të Gazetarëve dhe Shkrimtarëve

Fondacioni i Gazetarëve dhe Shkrimtarëve, president nderi i të cilës është mendimtari i njohur Fethullah Gylen, ka bërë një deklaratë gjithëpërfshirëse në faqen zyrtare të tyre në internet ku bëhen sqarime rreth aludimeve se Lëvizja Gylen ka synime politike dhe është partnere e Partisë në pushtet..

Në deklaratë nënvizohet fakti se Lëvizja e Vullnetarëve (që njihet ndryshe në Perëndim edhe si Lëvizja Gylen, nxitur nga emri i mendimtarit që ka frymëzuar këtë lëvizje) është një lëvizje popullore dhe nuk është pjesë e asnjë programi zyrtar politik apo pjesë e ndonjë agjende politike. “Dhjetë vitet e fundit Partia për Drejtësi dhe Rimëkëmbje ka arritur të forcojë demokracinë dhe të zotërojë politikën e thyerjes së pushtetit të të errët të institucioneve të protektoratit. Lëvizja vullnetare nuk pret asgjë më shumë nga Partia për Drejtësi dhe Rimëkëmbje përveç plotësimit të këtyre qëllimeve në dobi të popullit turk.”

Në deklaratën e Gazetarëve dhe Shkrimtarëve u cekën dhe tema si “liria e shtypit” dhe “gazetarët e arrestuar”. Ja disa rreshta të rëndësishëm nga deklarata:

“...Lëvizja Vullnetare është një lëvizje civile e krijuar nga vullnetarët, e frymëzuar nga besimi, me objektivin e përbashkët të jetesës në kuadrin e vlerave të njeriut universal. Ajo është një lëvizje popullore. Dhe si e tillë nuk është pjesë e asnjë programi zyrtar apo e ndonjë agjende politike dhe nuk ka lidhje asfare me politikën. Në të njëjtën, kohë lëvizja nuk është as kundërshtare, mbështetëse ose partnere e ndonjë force politike. Cilësimi i lëvizjes si partnere e një partie politike apo mbështetëse e mbuluar e saj është e papranueshme për Lëvizjen. Lëvizja respekton të gjithë partitë demokratike të cilat respektojnë lirinë dhe nuk zgjedhin mënyrat e refuzuara nga drejtësia universale si terrorizmi dhe dhuna.”

“Komunikimi mes lëvizjes dhe individit nuk realizohet në mënyrë të prerë dhe urdhërore. Përkundrazi individët arrijnë në konkluzione të tilla duke u bërë pjesë e ndjenjave dhe botëkuptimit të shërbimit. Në këtë pikë i rëndësishëm është mendimi i personave të cilët respektojnë atmosferën morale të mbështetur në vlerat universale dhe demokratike të Lëvizjes Vullnetare.

“Nëse është e mundur duam ta përkufizojmë kështu kornizën e vlerave të përcaktuara si themeli i pikëpamjes së Lëvizjes ndaj partive politike: si detyrë e çdo qytetari turk edhe ne japim mbështetjen tonë të gjitha partive të cilat punojnë për procesin e demokratizimit, mundësojnë liritë fetare, arrijnë standardet e kërkuara nga Bashkimi Europian, përpiqen në zbatimin e lirive të të drejtave të njeriut dhe mbajnë drejtësinë në vend të parë. Personat të cilët edhe më parë kanë punuar për këtë çështje kanë zënë një pozicion pro standardeve universale në lidhje me çështjet kryesore. Lëvizja nuk ka qëndruar asnjëherë poshtë standardeve të kërkuara nga demokracia turke në asnjë nga çështjet si liritë detare, përdorimi i gjuhës kurde, të drejtat e minoriteteve, anëtarësimi në Bashkimin Europian, kushtetuta civile.

Nuk mund të bëhet fjalë për arritjen e një pushteti apo ndarjes së pushtetit politik

“Sigurisht që Lëvizja ka luajtur një rol të rëndësishëm historik në dinamizmin e dhuruar masave të gjera popullore dhe në zhvillimin e demokracisë. Ndikimi i saj ka qenë i rëndësishëm në krijimin e një fushë lëvizjeje politike të gjerë të institucioneve politike si rezultat i ndikimit mbi një masë të gjerë popullore në çështje si problemi kurd dhe reformat themelore të Bashkimit Europian. Por nuk mund të flitet për një ndarje të pushtetit politik apo arritje të një të tilli.

“Lidhja e treguar mes Lëvizjes dhe partive politike i përshtatet modeleve të demokracive të zhvilluara. Individët dhe shoqëria civile mbështesin partitë politike të cilat zotërojnë disa principe. Të gjithë individët dhe shoqëria civile nuk është partizane dhe nuk japin votën sepse janë të angazhuara me to, por sepse e shohin të drejtë politikën e tyre.

“Është e vërtetë se gjatë 10 viteve të fundit me partinë për Drejtësi dhe Rimëkëmbje janë hedhur hapa të rëndësishëm në demokratizimin e Turqisë, vlerësimin e gjyqësorit, të drejtave të njeriut dhe lirive. Nëse të gjitha këta objektive realizohen, Lëvizja nuk pret asnjë gjë më tepër nga Partia për Drejtësi dhe Rimëkëmbje.

Lidhja e autoriteteve gjyqësore dhe policore me shoqërinë përmban qëllime të fshehta

“Për të arritur pëlqimin dhe vlerësimin e popullit gjatë periudhës së partisë për Drejtësi dhe Rimëkëmbje, rol të rëndësishëm kanë luajtur vendosmëria e pushtetit politik dhe ndjeshmëria e shoqërisë civile, apo ndërgjegjshmëria e saj në bërjen e detyrës që i përket. Kriza mes Lëvizjes Vullnetare dhe partisë AK e prodhuar shpesh nga grupe të ndryshme mediatike qëndron jashtë interesit të Lëvizjes. Në të kundërt të atyre që thuhen, Lëvizja nuk qëndron në anën tjetër të krizës.

“Por një gjë është shumë e qartë, lidhja e vendosur mes autoriteteve të gjyqësorit apo atyre policore, të cilët, ashtu si dje, edhe sot, vazhdojnë të bëjnë detyrën e tyre në kuadrin e zbatimit të ligjeve në vend, me shoqërinë përmban në vetvete një objektiv të fshehtë. T’i vendosësh njerëzit në shënjestër për shkak të besimit fetar, ideve, ngjyrës, identitetit dhe jo sipas vlerave që pasqyrojnë, apo cilësisë së punës që bëjnë, është një vepër e rrezikshme dhe primitive. Tashmë është shumë e vështirë që protektorati të kthejë mbrapa vendin. Por me anë të intrigave, thashethemeve, apo duke përdorur njerëzit më të fuqishëm, mund të krijojë kurthe të errëta.

“I nderuari Fethullah Gylen përfaqëson një mendim ligjor të prodhuar nga kultura dhe historia e Turqisë. Ai dhe mendimi që përfaqëson është një pikëpamje e cila ka lëshuar rrënjë brenda kësaj kulture dhe civilizimi. Për këtë arsye, çdo njeri nga çdo shtresë e popullsisë ka të drejtën e mbështetjes dhe pëlqimit të mendimit të tij. Prandaj është krejt normale që njerëz të cilët punojnë vullnetarisht për lëvizjen të jenë pjesë e burokracisë shtetërore. Mund të themi se konceptimi i punës së këtyre njerëzve si “shtim në dorë i shtetit” apo “rrjedhje informacioni”, është një akuzë e pabazuar dhe e pandërgjegjshme.

“Në një deklaratë të dhënë kohëve të fundit, Fethullah Gylen është shprehur kështu: ‘Unë mbështes zbatimin në masë të gjerë të lirisë së fjalës dhe shtypit. Mbështes të gjitha ata të cilët shprehin mendimin e tyre të lirë dhe pranojnë të vërtetën, qoftë ajo kundër mendimeve apo ideve të tyre.’ Nga ana tjetër, personat të cilët pretendojnë se anëtarët e Lëvizjes së futur në strukturat shtetërore kanë marrë nën shënjestër gazetarët, janë të lirë të provojnë akuzat e mësipërme në organet përkatëse dhe të kërkojnë të drejtën e tyre. Por këta persona duhet të pajisen me prova të qarta, dhe jo me akuza të përgjithshme.

“Dhe së fundmi personat të cilët mendojnë se akuzimi i Lëvizjes është i pamundur apo i rrezikshëm, pikë së pari duhet të njohin të gjithë librat apo shkrimet e botuara kundër Fethullah Gylenit dhe Lëvizjes në të cilat pasqyrohen akuza nga më të rëndat...”

Në lidhje me çështjet më të debatuar kohëve të fundit mund të klikoni në faqen web të Fondacionit të Gazetarëve dhe Shkrimtarëve (gyv.org.tr).

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.