• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • Dokumentet që pretendojnë se Fethullah Gylen është Mason rezultojnë të falsifikuara

Dokumentet që pretendojnë se Fethullah Gylen është Mason rezultojnë të falsifikuara

Nurullah Albayrak

“Dokumentat” e publikuara ditën e hënë nga një e përditshme proqeveritare në Turqi, e cila pretendonte se dijetari mysliman Fethullah Gylen i ishte bashkuar fshehtazi një lozhe masonike, rezultuan të jenë tërësisht të fabrikuara.

E përditshmja “Jeni Shafak” [Yeni Şafak], e njohur për fushatat e saj denigruese ndaj dijetarit të moderuar Fethullah Gylen, pikërpamjet e të cilit kanë frymëzuar një lëvizje të shoqërisë civile të njohur gjerësisht si “Lëvizja Hizmet”, në numrin e saj të ditës së hënë botoi disa dokumente të rreme, sipas të cilave, gjoja, kjo gazetë kishte zbuluar se Gylen është pjesë e një lozhe masonike në Turqi, të quajtur “Freemasonry”.

Sipas pretendimeve të kësaj gazete, thuhet se në një dokument që daton në vitin 1975, Gylen ka bërë betimin për t'iu bashkuar Lozhës së Madhe të Masonëve Liberalë të Turqisë, një grup i vogël i shkëputur dhe i themeluar më 1966 pas një ndarjeje me Lozhën e Madhe, më e madhja e disa Lozhave të Medha Masonikë që veprojnë në Turqi.

Simbolet në krye të letrës së fabrikuar përmbajnë stemën e Lozhës së Madhe të Masonëve Liberalë të Turqisë, kur në fakt Lozha e kishte hequr fjalën “Turqi” nga vula pas ligjit të miratuar në parlament më 1973, i cili ndalonte të gjitha shoqatat dhe organizatat që të përdornin fjalët “Turqi” ose “turk” në titujt e tyre zyrtarë. Me pak fjalë, një pretendim i tillë është tërësisht i fabrikuar nga e përditshmja në fjalë, pasi në vitin 1975 një lozhë e tillë nuk ekzistonte, siç pretendon e përditshmja “Jeni Shafak” [Yeni Şafak], se Gylen u pranua që të jetë pjesë e “Freemasonry”.

Përtej kësaj, në një dokument, emri i Gylen është shkruar “Fetullah” dhe mungon shkronja “H”, dhe gjithashtu është shtuar në fillim shkronja “M.”. Një detaj, i cili duket se u ka shpëtuar falsifikatorëve. Karta e Identitetit të z. Gylen ka të shkruar thjesht emrin “Fethullah Gylen”.

Në një tjetër dokument të datës 1967, i cili përmban në mënyrë të detajuar jetën dhe CV-në e Gylen, i referohej termit “hocaefendi” [hoxhaefendi - mësues i nderuar]. Në të vërtetë, temri “hocaefendi” ka filluar të përdoret për hërë të parë për Gylen vetëm në vitet 1990.

Dokumentet janë fabrikuar me dinakëri në një mënyrë të tillë për t’i bërë ato të duken qartë, me njolla dhe të dëmtuara. Megjithatë një ekzaminim nga afër, pa nevojën e mjeteve të veçanta, tregon qartë se autorët e këtij fabrikimi nuk kanë mundur që ta realizojnë deri në detaje falsifikimin e këtij dokumenti, duke çgjyrosur dukshëm llojin e zakonshëm të letrës. Në tjetër element që vërteton falsifikimin e dokumentave është fakti se letrat e mbuluara, me sa duket nga njollat e lëngshme, nuk janë njollosur në ndonjë mënyrë dhe janë në formë të përsosur, pavarësisht nga fakti se letra njolloset deri në atë pikë sa të duket se mbi të është derdhur çaj ose kafe.

Ekspozimi i letrave të fabrikuara nga e përditshmja “Jeni Shafak” [Yeni Şafak], ndërkohë janë bërë objekt talljeje nga mijëra përdorues të mediave sociale në Turqi. Disa prej komentuese arritën deri aty sa të sugjeronin se dokumentet e cilësisë së mirë të “Freemasonry” janë në shitje në faqen më të klikuar për shitjet online në Turqi, Gittigidiyor.com, një degë e eBay, për blerje të cilat variojnë nga 15-20 TL (6-8 $).

Ndërkohë avokati i Gylen, Nurullah Allbajrak në një reagim të tij, ditën e hënë, dënoi publikimin e dokumenteve të falsifikuara nga e përditshmja proqeveritare “Jeni Shafak” [Yeni Şafak] dhe u shpreh se “këto gënjeshtra dhe mashtrime do të mbahen mend si dokumente të turpshme, ashtu sikundër ato që shënjestronin Gylenin në vitet '90, pjesë e një fushate të ngjashme shpifjesh.” Nurullah Allbajrak, avokati i Gylen, tha se do të bëjë një kallëzim penal ndaj pronarëve, botuesve dhe redaktorëve të gazetës për botimin me vetëdije të dokumenteve të fabrikuara kundër klientit të tij.

Lozha e Madhe e Liberalëve “Freemasons” hedh poshtë pretendimet e gazetës “Jeni Shafak”

Lozha e Madhe e Liberalëve “Freemasons”, në një deklaratë më vonë, gjatë ditës, pas publikimit të artikullit nga “Jeni Shafak” [Yeni Şafak], përgënjështroi zyrtarisht dhe i mohoi kategorikisht pretendimet e kësaj të përditshmeje. “Fethullah Gylen nuk është as tani dhe as nuk ka qenë ndonjëherë anëtar i Lozhës së Madhe të Masonëve Liberalë”, - theksohet në deklaratën e tyre.

Lozha Masonike shprehu gjithashtu zhgënjimin e saj për përfshirjen e lozhës në debatet politike në Turqi, duke nënvizuar faktin se ajo vepron nën mbikqyrjen e plotë të autoriteteve publike përkatëse.

Ky nuk është rasti i parë që të përditshme proqeveritare publikojnë shkrime të fabrikuara qëllimisht. Në muajin shkurt të këtij viti, deputeti i partisë kryesore opozitare, Partisë Republikane të Populit [CHP], Umut Oran, u akuzua nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe media proqeveritare se kishte komplotuar në rrjetin social Twitter vrasjen e Sumeje Erdogan [Sümeyye Erdogan], vajzës së Presidentit Erdogan. Mediat proqeveritare botuan biseda të falsifikuara të Twitter, të cilat kishin si qëllim kryesor sulmet ndaj partisë kryesore opozitare, CHP.

Fushata e shpifjeve dështoi në momentin kur deputeti Oran hodhi poshtë pretendimet, duke publikuar dokumentet zyrtare të siguruara në Twitter, të cilat vërtetuan se nuk ekzistonte asnjë bisedë me përmbajtje të tillë në llogarinë e tij në Tëitter.

Gjithashtu, Gyleni është vënë edhe më herët në shënjestër nga një tjetër e përditshme proqeveritare, “Jeni AKit” [Yeni Akit], e cila pretendonte se emri i nënës së mendimtarit Fethullah Gylen ishte Rabin, duke lënë të kuptohet se ai ishte me origjinë hebraike. Kjo e përditshme publikoi një document, në të cilin emri i nënës së mendimtarit mysliman në aplikimin për pasaportë, ishte falsifikuar. Më vonë rezultoi se e përditshmja në fjalë e kishte fabrikuar dokumentin dhe se emri i saj në vërtetë ishte Rabia, siç rezulton e regjistruar në të gjitha dokumentet e shumta zyrtare.

Mediat proqeveritare në Turqi janë të nxitura nga Presidenti actual, Rexhep Tajip Erdogan, i cili e shikon Gylen si kundërshtarin e tij kryesor. Fethullah Gylen është një avokat i dialogut ndërfetar që ka frymëzuar një lëvizje të gjerë jopolitike dhe sociale, e cila e vendos theksin në fuqizimin dhe zhvillimin e e myslimanëve përmes shkencës dhe arsimit.

Qëndrim kritik i Gylenit kundër korrupsionit dhe refuzimi i tij për të heshtur përballë fakteve provuese të aferave korruptive të qeveritarëve të lartë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim [AKP], bëri që kjo e fundit të ndërmarrë një pozicion armiqësor kundër “Lëvizjes Hizmet”. Në tubimet politike për zgjedhjet vendore dhe ato presidenciale në vitin 2014, Erdogan përtej shpifjeve të panumërta ndaj tij, adresoi një lumë akuzash mbi takimin e tij me Papa Gjon Pali II në vitin 1998, duke e quajtur atë “profet të rremë”, “tradhtar”, “virus” dhe “hashashin” (një anëtar i një grupi mesjetar, që përhap ndikimin politik përmes vrasjeve).

Fjalimet destruktive të Erdogan vazhduan gjatë gjithë fushatës së zgjedhjeve vendore dhe atyre presidenciale. Artikujt me përmbatjeje shpifëse, të publikuara nga mediat e kontrolluara nga Erdogan, damkosën hebrenjtë, të krishterët dhe madje edhe myslimanë të moderuar, të cilët nuk pranuan të jenë në përputhje me qëndrimet e tij politike.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.