Erdogan është duke kërkuar një fajtor për gabimet e bëra

Erdogan është duke kërkuar një fajtor për gabimet e bëra

Mediat ndërkombëtare nuk i japin rëndësi kërkesës për ekstradim: Erdogan është duke kërkuar një fajtor për gabimet e bëra

Kërkesa e kryeministrit turk për ekstradimin e mendimtarit M. F. Gylen zuri vend edhe në një sërë mediesh ndërkombëtare. Megjithëse, sipas këtij shtypi, kjo kërkesë është thjesht një përpjekje e radhës e një strategjie për të bërë pikërisht fuqitë e jashtme përgjegjëse për problemet e brendshme të Turqisë.

Wall Street Journal: Strategjia e shpalljes së Fuqive të jashtme si fajtore për gabimet e Turqisë

E përditshmja Wall Street Journal e trajtoi çështjen e pohimeve të kryeministrit turk, Erdogan, në një lajm të gjerë, ku ndër të tjera vërente se kjo kërkesë për ekstradim nga ana e kryeministrit turk nuk paraqet as arsyet më të thjeshta që mund të përbënin një kërkesë të këtillë, madje ai u shpreh edhe se, "fillimisht, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta shqyrtojnë një kërkesë të tillë, të dërguar prej autoriteteve turke, nevojitet ekzistenca e një prove të mjaftueshme krimi, i cili të jetë i parashikuar në Marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve në lidhje me ekstradimet."

 WSJ në lajmin ku shpreh edhe njëherë mendimin e përgjithshëm, se përpjekjet e kryeministrit turk për "pastrim" të Lëvizjes Gylen pas arritjes së rezultateve të bujshme në zgjedhjet lokale në muajin mars të këtij viti, shkruan këto radhë: "Analistët janë shprehur, se ky hap i hedhur prej kryeministrit Erdogan mund ta thellojë edhe më tej situatën e Turqisë, e cila është duke ndjekur strategjinë e shpalljes së fuqive të jashtme si fajtorë për problemet me të cilat po përballet sot Turqia. "

Në këtë kontekst, nuk lihen pa u përmendur edhe idetë e shprehura prej specialistit me emër të Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë, Steven Cook, i cili thotë: "Thirrja për ekstradim nga ana e Erdogan është një tjetër rrugë dinake e ndjekur si pjesë e strategjisë për të parë të huajt si përgjegjës për problemet aktuale të Turqisë."

Financial Times: Erdogan po bëhet gjithnjë e më shpesh objekt kritikash ndërkombëtare

Gazeta angleze Financial Times në lajmin e saj titulluar "Erdogan ushtron trysni ndaj SHBA, që t'i ekstradojë armikun e tij, Gylen" shprehet se, pas arritjes së rezultateve të mira nga ana e partisë qeverisëse gjatë zgjedhjeve lokale, pritej një dendësim i sulmeve të qeverisë karshi Lëvizjes Gylen. Vetëm se, mënyra e përballjes që z. Erdogan ka zgjedhur për t'i bërë ballë problemeve është duke u kthyer vazhdimisht në objekt kritikash ndërkombëtare.

Pasi theksohet edhe sjellja e mbrame kritike e kryeministrit Erdogan treguar karshi Presidentit të Gjermanisë, Joachim Gauck, në këtë lajm përmendet qartazi, se nuk ka as edhe një të dhënë të vetme, që ndonjëra prej gjykatave të ketë pranuar ndonjë çështje lidhur me z. Gylen. Në lajm përmenden tekstualisht këto fjalë:

"Megjithë disa suksese të arritura në vende si Gambia, përpjekjet e shpërfaqura prej Turqisë në gati 140 vende të botës për të sulmuar aktivitetet arsimore dhe edukative të Lëvizjes Gylen nuk dhanë kurrfarë përfundimi. Vetëm këtë muaj, që më shumë se dyzet anëtarë të Kongresit në Shtetet e Bashkuara morën pjesë në një aktivitet të organizuar prej grupeve nën mbështetjen e Lëvizjes Gylen, si dhe Presidenti i Kenias, Uhuru Kenjata, gjatë një vizite të tij në Ankara, vlerësoi jashtë mase kontributin e shkollave turke në vendin e tij."

New York Times: Sipas specialistëve të drejtësisë, ka shumë vështirësi serioze përsa i përket kërkesës për ekstradim

Gazeta New York Times nënvizon edhe njëherë faktin, se kjo kërkesë e radhës nga ana e kryeministrit turk për një ekstradim të z. Gylen është treguesi i dimensioneve që kanë arritur marrëdhëniet e përkeqësuara mes Erdogan dhe Gylen. Gazeta shprehet, se "kjo na pasqyron më së miri se sa delikate janë për këtë qeveri akuzat e rënda për afera korruptive që janë hedhur në emrin e vetë djalit të kryeministrit, si dhe të disa prej djemve të ministrave të kabinetit të qeverisë turke."

Gazeta nuk lë pa përmendur edhe faktin se Ministria e Punëve të Jashtme të Shteteve të Bashkuara nuk e ka në përgjegjësitë e saj që t'i përgjigjet këtyre kërkesave, megjithëse "specialistët e drejtësisë atje thonë, se kjo kërkesë e paraqitur prej autoriteteve turke do të përballet me shumë vështirësi, veçanërisht për shkak të tonit të saj politik."

Në këtë kuadër, lajmi i kësaj gazete paraqet edhe mendimin e artikuluar prej Prof. dr. Ergun Ozbudun, i cili shprehet: "Në përgjithësi, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të pranojë kërkesën e një shteti tjetër për ekstradimin e një individi, ai individ duhet që më parë të jetë i akuzuar për një krim të pranuar si i tillë prej të dyja palëve në marrëveshjet respektive, duke pasur edhe një besim të ndërsjellë, se ky person është me të vërtetë fajtor për akuzat e artikuluara. E me sa duket, kjo kërkesë e paraqitur prej Turqisë nuk përmbush asnjërin prej këtyre kushteve."

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.