Erdoğan po shkatërron demokracinë

Erdoğan po shkatërron demokracinë

Strategjia e heshtjes që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndjekur ndaj zhvillimeve në Turqi nuk ka qenë e suksesshme dhe vetëm sa ka inkurajuar retorikën konfrontuese të kryeministrit turk Erdoğan. Kështu shkruan e përditshmja amerikane Washington Post teksa analizon qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sjelljes që kryeministri turk ka treguar me protestat në sheshin Gezi dhe skandalin e korrupsionit që përfshiu qeverinë e tij.

Artikulli mban autorësinë e dy ish-ambasadorëve amerikanë në Turqi Morton Abramowitz dhe Eric Edelman si dhe drejtorit ekzekutiv pranë Qendrës së Politikës së Jashtme, Blaise Misztal.

Sipas tyre cilatdo qofshin arritjet e Turqisë në dhjetëvjeçarin e fundit, kryeministri turk është duke shkatërruar demokracinë “e vështirë” të vendit të tij. Tre artikullshkruesit thonë se Erdogan po tregon modelin e një qeverie autoritare në rritje e sipër, e cila kërkon ta pakësojë rezistencën ndaj rregullave të demokracisë, lëvizjeve opozitare, qofshin ato liberale dhe shekullare apo konservatore si në rastin e Gylenit.

Sipas gazetës politikëbërësit amerikanë duhet të heqin dorë prej ngurrimit për t’u përballur me efektin shkatërrimtar të tendencave diktatoriale të Erdoğan-it, dhe t’i rikujtojnë liderit turk rëndësinë që Shtetet e Bashkuara i japin stabilitetit politik dhe vitalitetit demokratik në Turqi.

Autorët e artikullit shprehen se kryeministri turk Erdoğan e ka shfrytëzuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara, dhe marrëdhënien personale me presidentin Obama për të lëmuar legjitimitetin e tij. Më tej në shkrim thuhet se dënimi i veprimeve të tij të fundit prej Shteteve të Bashkuara shfaqur në publik dhe akoma më shumë privatisht mund ta zbusin qëndrimin e Erdogan. Uashington Post nënvizon se sado domethënëse qofshin interesat e Shteteve të Bashkuara me Turqinë, as heshtja e as artikulimi i të vërtetës nuk do ta ndihmojnë që t’i japë fund rënies së saj politike, theksohet në shkrimin e Uashington Post.

Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë të qartë, privatisht dhe publikisht, se veprimet e skajshme Të kryeministrit Erdogan dhe demagogjia e tij janë duke i rrënuar vlerat dhe institucionet politike të Turqisë, gjithashtu janë duke vënë në rrezik marrëdhënien mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Autorët e artikullit shprehen se kryeministri turk Erdoğan e ka shfrytëzuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara, dhe marrëdhënien personale me presidentin Obama për të lëmuar legjitimitetin e tij. Dënimi i veprimeve të tij të fundit prej Shteteve të Bashkuara shfaqur në publik dhe akoma më shumë privatisht mund ta zbusin qëndrimin e Erdogan. Sipas tyre sado domethënëse qofshin interesat e Shteteve të Bashkuara me Turqinë, as heshtja e as artikulimi i të vërtetës nuk do ta ndihmojnë që t’i japë fund rënies së saj politike, theksohet në shkrimin e Uashington Post.

Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë të qartë, privatisht dhe publikisht, se veprimet e tij të skajshme dhe demagogjia janë duke i rrënuar vlerat dhe institucionet politike të Turqisë, gjithashtu janë duke vënë në rrezik marrëdhënien mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Ky është një problem tejet i qenësishëm për mbarë Turqinë, po edhe për aleatët perëndimorë të saj. Qëndrimi heshtur, ndoshta prej frikës se e folura hapur mund të dëmtojë disa interesa afatshkurtër, rrezikon stabilitetin e Turqisë për një kohë më të gjatë.

Këto nuk janë vetëm veprimet e një politikani që kërkon të mënjanojë skandalin. Erdoğan është duke i shfrytëzuar deklaratat për një ndrydhje të krejt mospajtimeve në të ardhmen për ta përforcuar më tej kontrollin e tij mbi Turqinë.

Këto taktika të tij nuk janë të reja. Sa herë që është sfiduar, kryeministri Erdoğan ka kërkuar që t’i shkatërrojë kundërshtarët e tij, se sa të bjerë në kompromis me ta. Pasi e mënjanoi ndikimin politik të ushtrisë, ai shkoi pas qendrave të tjera të pushtetit: medias, liderëve të biznesit dhe shoqërisë civile; tani me ndjekësit e Lëvizjes Gylen, të cilët janë një komunitet me ndikim të madh në Turqi. Kryeministri ka krijuar përherë kriza – qofshin ato të vërteta apo të fabrikuara – për të minuar rregullin e vendosur prej ligjit.

Protestat e bëra në Gezi Park vitin e shkuar dhe skandali i tashëm nuk janë as shqetësime të vogla e të izoluara, e as mosmarrëveshje të brendshme të thjeshta. Ngjarja e tyre dhe reagimi i qeverisë janë simptomat e një përplasjeje mes një qeverie autoritare në rritje e sipër, e cila kërkon ta pakësojë rezistencën ndaj rregullave të saj, poende lëvizjet opozitare, qofshin ato liberale dhe shekullare, qofshin konservatore si në rastin e Gylenit.

Tanimë kjo përplasje ka hyrë në një fazë të re. Turqinë e presin zgjedhjet lokale, të cilat janë tejet të rëndësishme, në fund të muajit mars, të cilat ndiqen mandej prej fushatave presidenciale dhe parlamentare njëra pas tjetrës. Erdoğan ende nuk ka deklaruar nëse do të kërkojë apo jo presidencës, apo rizgjedhjen e tij si kryeministër, veçse është duke e bërë të ditur se do të jetë ai që do ta drejtojë Turqinë. Këto deklarata, dhe veprimet e tij të mëhershme, mund t’ia ulnin sasinë e votave; ato i kanë dhënë një frymë të re të gjitha partive opozitare.

Dhe kjo rënie e demokracisë në Turqi krijon një dilemë trysnuese për Shtetet e Bashkuara. Ky kurs i ndjekur prej kryeministrit turk vetëm sa e çojnë Turqinë prej një demokracie jo të përsosur drejt një autokracie. Që në të vërtetë, një fat i këtillë për një aleat tejet të ngushtë, njëkohësisht anëtare e NATO-s, do të përbënte ndërlikime të thella përsa i përket partneritetit tonë, besueshmërisë së Shteteve të Bashkuara dhe perspektivës së demokracisë në rajon. Ajo, veç këtyre, do të përbënte edhe një kërcënim për ekonominë e Turqisë.

Sekretari i Shtetit, John Kerry, me ministrin turk të punëve të jashtme, Ahmet Davutoglu, bënë kohët e fundit disa deklarata publike modeste përsa i përket devocionit të Shteteve të Bashkuara përsa i përket demokracisë dhe shtetit të së drejtës, duke ripohuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndronin jashtë politikës së brendshme turke dhe duke rapsodizuar marrëdhënien bilaterale. Siç edhe pritej, ministri turk, Davutoglu, qe dakord.

Denoncimi i Erdoğan, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara është duke ndërhyrë, e vendos Ëashington-in në një pozitë të vështirë: Nëse Shtetet e Bashkuara ndërhyn në çështjen e skandalit, atëherë kjo mund t’i japë merita akuzave të tij duke bërë që radhët e tij të shtohen edhe me më shumë mbështetës.

Më tepër përsa i përket rregullit të Erdoğan, qasja e Shteteve të Bashkuara ka qenë më tepër heshtje publike përsa i përket zhvillimeve të papëlqyeshme, me disa vërejtje private në disa raste. Siç edhe e diskutuam në një raport të fundmë të Qendrës për Politika Dypartiake, kjo strategji nuk ka rezultuar e suksesshme. Nuk ka ndikuar thuajse fare në disa aspekte të rëndësishme të politikës së jashtme të kryeministrit Erdoğan, të cilat në më të shumtën e rasteve kanë qenë në kundërshti me politikën e Shteteve të Bashkuara; veçse e ka moderuar retorikën e tij konfrontuese; ose i ka hyrë një politike të brendshme më pak antagoniste. Ç’është e vërteta, heshtja e Shteteve të Bashkuara përgjatë këtyre viteve ka gjasa ta ketë inkurajuar më tepër kryeministrin turk.

Politikëbërësit amerikanë duhet të heqin dorë prej ngurrimit për t’u përballur me efektin shkatërrimtar të tendencave diktatoriale të Erdoğan-it, dhe t’i rikujtojnë liderit turk rëndësinë që Shtetet e Bashkuara i jep stabilitetit politik dhe vitalitetit demokratik në Turqi. Veçanërisht, meqenëse ndikimi i tyre është më i madh nga ç’duket: me sa duket, ndërkohë që nuk i besojnë Shteteve të Bashkuara, turqit nuk duan as që të jenë në mosmarrëveshje me të.

Kryeministri turk Erdoğan e ka shfrytëzuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara, dhe marrëdhënien e tij personale me presidentin Obama për të lëmuar legjitimitetin e tij. Dënimi i veprimeve të tij të fundit prej Shteteve të Bashkuara – shfaqur në publik dhe akoma më shumë privatisht – mund ta zbusin qëndrimin e tij. Sado domethënëse qofshin interesat e Shteteve të Bashkuara me Turqinë, as heshtja e as artikulimi i të vërtetës nuk do ta ndihmojnë që t’i japë fund rënies së saj politike.

Erdoğan-i është duke e dëmtuar rëndë demokracinë e Turqisë. Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë të qartë, privatisht dhe publikisht, se veprimet e tij të skajshme dhe demagogjia janë duke i rrënuar vlerat dhe institucionet politike të Turqisë, gjithashtu janë duke vënë në rrezik marrëdhënien mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.