Fethullah Gylen: As vlerat dhe as qëndrimi ynë nuk ndryshojnë...
Mendimtari turk, Fethullah Gylen, në reagimin e parë publik për ngjarjet në Turqi, thekson se lëvizja që përfaqëson mbështet të gjitha reformat demokratike në vendin e tij dhe se këtë mbështetje do ta ofronte pavarësisht se kush klasë politike do të jetë në pushtet. Gjatë një interviste për gazetën “The Wall Street Journal”, Gylen deklaron se nuk ka asnjë ndryshim as në vlerat, as në qëndrimet e tij, dhe se, nëse do të bëhej fjalë për ndofarë aleance, ajo mund të ishte thjesht rreth “demokracisë, lirive dhe të drejtave të njeriut”.
Ai u shpreh se “as vlerat dhe as qëndrimi ynë nuk ndryshojnë. Nëse sjelljet dhe veprimet e aktorëve politikë nuk janë më ato të mëparshmet, kjo është diçka që i takon popullit turk që ta vendosë.”
Gylen shton se “populli turk është tejet i mërzitur, si pasojë e kthimit me kokë poshtë të të gjithë procesit të demokratizimit”, duke i mohuar dhe refuzuar krejtësisht pretendimet për komplot apo qeverisje paralele.
Kurse për pezullimet dhe pushimet nga puna vetëm për arsye ideologjike, simpatie a botëkuptimi, u shpreh se janë thjesht disa procedura të ndjekura rëndom të së shkuarës, për të cilat qeveria e tanishme qe zotuar t`u jepte fund.
- Publikuar më .