Fethullah Gylen ndër 500 personat më me ndikim në botë
Revista prestigjioze amerikane Foreign Policy ka përfshirë mendimtarin e njohur Fethullah Gylen në listën e 500 personave më të fuqishëm në planet.
Në artikullin me titull “harta e fuqisë”, revista ka bërë një përzgjedhje të figurave më të rëndësishme, sipas saj, të planetit. Personat e përzgjedhur i përkasin fushave të ndryshme, nga politika, te financat, nga media te sektori energjetik, nga industria e luftës te liderët fetarë.
I nderuari Gylen përkufizohet nga revista si lider i një grupimi islamik, por pa u përmendur si frymëzues i një lëvizje shoqërore tashme globale me kontribut kryesor në arsim dhe dialogun ndërfetar e ndërkulturor.
Nga radhët e liderëve fetarë në listë marrin pjesë gjithashtu edhe liderët e feve të mëdha botërore si Papa Françesku, Bartolomeu I dhe Dalai Lama.
- Publikuar më .