Bota diskuton mendimet e Gylenit

Universiteti i Maryland, një nga institucionet arsimore më të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 29 tetor organizoi konferencën me titull “Ndikimet e lëvizjes Gylen në arritjen e paqes botërore”, në të cilën u diskutuan mendimet e të nderuarit Fethullah Gylen.

Mes pjesëmarrësve në konferencën e organizuar nga Departamenti i Antropologjisë në Universitetin e Merilandit dhe forumi “Rumi”, ishin të pranishëm përfaqësues dhe akademikë të njohur, të cilët folën rreth ndikimit të lëvizjes Gylen në arritjen e paqes botërore.

Konferenca u hap me fjalën e Profesor Ori Soltes nga Universiteti Georgetown. Pas tij e morën fjalën akademikë nga universitete të ndryshme të vendit, duke shfaqur mendimet e tyre.

Mes tyre foli edhe Prof. Pim Valkenberg, nga Universiteti Temple.

“Lëvizja Gylen mbështetet në tre fusha veprimi; në arsim, në dialogun mes grupeve të ndryshme sociale dhe në fondacionet që u vijnë në ndihmë personave në nevojë. Sipas Gylenit, feja dhe paqja janë të pandara, pasi qëllimi i një myslimani është arritja e paqes së brendshme dhe të jashtme. Sipas Gylenit, një mysliman nuk mund të mbështetet vetëm në forcat e tij, pasi ka nevojë për bashkëpunim me të gjithë njerëzimin”, deklaroi gjatë fjalës së tij Prof. Pim Valkenberg.

Duke parë kënaqësinë e pasqyruar nga aktivitetet e lëvizjes Gylen në Shtetet e Bashkuara, u analizua dhe fakti se kjo lëvizje ka ndikuar në bashkimin e bashkësive të feve të tjera në vend.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.