Bota flet për Gylenin

Mesazhet e paqes dhe dialogut të Gylenit jehonë në mbarë botën, Evropa kërkon të njohë më shumë njeriun e idealeve të mëdha.

Për shumë ekspertë të ndryshëm Gyleni është një dritë shprese për të lidhur botën islame me pjesën tjetër të globit. Gyleni, pati organizuar në Stamboll një ndeshje ndërkombëtare futbolli, në dobi të fëmijëve të luftës në Bosnjë, të cilën e ka ndjekur me Maradonën në tribunën e stadiumit. Pastaj me të ardhurat e ndeshjes ka bërë të mundur hapjen e një shkolle në Sarajevën e bombarduar, për të studiuar nën të njëjtën çati, si boshnjakët, ashtu edhe serbët dhe kroatët. Gyleni është gjithashtu i pari personalitet fetar turk, i cili ka takuar Papa Gjon Palin e II-të në 1998, duke i dhënë një rëndësi të veçantë dialogut ndërfetar.

Një prej gazetave me tirazhin më të madh në Gjermani “Süddeutsche Zeitung”, i ka dhënë një vend të gjerë një artikulli të shkruar nga Timofey Neshitov, në lidhje me mbresat e një reportazhi të zhvilluar në SHBA me Fethullah Gylenin.

Bota flet për Gylenin

Gyleni në emrin e tij personal ndjen turp nga situata e botës myslimane sot. Ai ndjen dhimbje për lidhje që i bëhet Islamit me injorancën dhe terrorizmin. Ai beson se kjo çështje mund të zgjidhet fillimisht përmes edukimit. Gjithashtu për të fituar kënaqësinë e Zotit, e jo për të mbledhur pikë për në xhenet (parajsë), myslimanët duhet ta marrin këtë përgjegjësi mbi supe, sepse kjo është një detyrë, që shumica prej tyre nuk e dinë.

Neshitov, e vlerëson shumë Gylenin për botëkuptimin e tij ndaj arsimit.

Gyleni heq shumë barriera midis çështjeve që shihen mjaft kontradiktore dhe artificiale. Ai është një personalitet fetar, por që i vlerëson shumë shkencat e natyrës: "Ai që nuk kupton matematikën dhe fizikën, nuk mund të kuptojë as Kur'anin", - thotë ai. Gyleni gjithashtu shumë i lidhur me kulturën turko-osmane, por megjithatë është kozmopolit.

Në intervistën mjaft me jehonë të Neshitovit, i jepen përgjigje edhe disa pyetjeve.

Në artikull tregohet se pse një tregtar i një biznesi të vogël në Anadoll jep 30% të të ardhura të tija për një shkollë turke në një provincë të Tailandës; një i diplomuar në Universitetin e Bosforit, në vend që të jetë duke bërë master në Boston, përse shpërngulet në Ulan Bator dhe i jep mësim fëmijëve mongolë? "Vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit” - thotë Gyleni.

Timofey i vë theksin edhe karakterit shumë modest të Gylenit në lidhje me fjalët që thotë: “Nuk dua të jem pronari i asgjëje që nuk e marr dot me vete në varr”.

Fethullah Gyleni asnjëherë nuk ka kërkuar të jetë i famshëm, të jetë i rëndësishëm... Miliona njerëz në mbarë botën shkarkojnë nga interneti çdo javë predikimet e Gylenit, në të cilat gjithmonë bëhet thirrje për modesti. “Ne duhet të jetojmë me vetëdijen se çdo sekondë i yni shihet nga ana e Zotit” – thotë ai... “Përballë All-llahut të gjithë janë të vegjël, ai që e sheh veten të madh, atë e ul Zoti dhe e bën të vogël.”

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.