Dita e dialogut ndërmjet qytetërimeve
Qyteti i katërt më i madh i SHBA-së Houston priti zhvillimin e një evenimenti shumë special, organizuar nga Instituti Gylen.
Në programin me temë “Platforma e dijalogut të qytetërimeve 2010” organizuar para disa ditësh në mjediset e Qendrës Kulturore Turkuaz, morën pjesë akademikë dhe intelektualë nga 25 vende të zgjedhura si SHBA, Kanada, Meksika, etj. Shtresa e lartë shoqërore hodhi në tryezë problemet sociale më të rëndësishme të shekullit XXI, duke ofruar sugjerime zgjidhjeje në çështjet e jetesës së përbashkët, si; varfëria, drejtësia sociale, konfliktet, etj. Kryetarja e re e bashkisë së Houston’it Annise Parker i shpalli datat 22-23 Janar si “Dita e dialogut ndërmjet qytetërimeve”. Si i ftuar i nderit, deputeti i Kongresit të SHBA-së, Al Gren, përshëndeti lëvizjen paqësore Gylen për nismën e fushatës në ndihmë të Haitit.
Në platformën e dialogut të qytetërimeve ndjekur me interes nga shumë të ftuar, u zhvilluan gjashtë panele me tematika të ndryshme. Pjesa më tërheqëse ishte paneli i paraqitur nga nxënësit e shkollës së mesme me tematikë “Të zhvillosh marrëdhëniet brenda familjes”. Specialisti për sigurimin ndërkombëtar nga Universiteti i Çikagos Dr. Robet Pape me temën e tij “Pushtimi, Dhuna dhe Feja”, i bëri jehonë një auditori të zgjedhur. Dr. Pape theksoi se burimet e sulmeve vetëvrarëse në botë nuk janë fetare, por më shume për shkaqe politike. Si shemull tregoi sulmet vetëvrasëse më të dendura të lëvizjes për pavarsi të guerrilasve marksist Tamil. Ndërsa drejtuesi i zonës së financës së Houstonit Ed Emmett përmendi me lëvdata punimet e Institutit Gylen.
- Publikuar më .