Humanisti Fethullah Gylen dhuron 10 mijë dollarë për përmbytjet në Ballkan
Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe daljes nga shtrati të lumenjve, shumë qendra banimi në Ballkan janë përfshirë nga "uzurpimi" i ujit. Gjendja më e rëndë ka qenë në qytetin e Shkodrës, ku rreth 7 mijë shtëpi mbetën nën ujë ose u dëmtuan rëndë prej tij. Situata ka qenë e rënduar edhe në disa zona banimi në Bosnjë Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi.
Mendimtari dhe humanisti i madh Fethullah Gylen ka dhuruar për familjet e prekura 10 mijë dollarë nga të ardhurat e të drejtave të botimit të autorit.
Bamirësia e tij do të vijë nëpërmjet Fondacioni "A ka njeri?" e cila ka marrë përsipër një fushatë sensibilizuese në mbarë Turqinë për të mbledhur donacione për zonat e përmbytura.
Fondacioni "A ka njeri?" është themeluar si pasojë e nxitjes së vetë z. Gylen dhe është një fondacion bamirës me qendër në Turqi që mbledh donacione për zona të varfra e të përballura me fatkeqësi të ndryshme natyrore në mbarë botën.
- Publikuar më .