Tërmeti në Haiti tronditi zemrat e të gjithë botës
Edhe dijetari i nderuar Fethullah Gylen ka kontribuar në ndihmë të të lënduarve nga tërmeti.
Tërmeti në Haiti ka ndikuar në jetën e 3 milionë njerëzve dhe ka lënë pa shtëpi 1,5 milion banorë. Këta njerëz që kanë humbur gjithçka në disa sekonda, tani janë të uritur dhe nevojtarë për një ndihmë...p
Edhe një prej organizmave me përmasa botërore siç është “Kimse Yok mu”, ka nisur një fushatë për mbledhjen e ndihmave në Turqi dhe më gjerë. Njëri prej kontributeve më të kuptimta, ishte pikërisht ai i Fethullah Gylenit. Kështu ai ka dhuruar 5.000 dollarë nga shitja e librave, kasetave dhe CD-DVD të tij, duke ia destinuar këtë ndihmë popullit të Haitit.
Ky gjest i Gylenit përsëritet shpesh dhe ka ndodhur edhe në Taxhikistan, Gazze, Indonezi, etj., në kohën kur popujt e këtyre vendeve janë përballur me fatkeqësi të ndryshme. Gyleni fitimin që i ndahet nga shitja e veprave të tij, ai e shpërndan në ndihmë të nevojtarëve, nëpërmjet organizmit humanitar KIMSE YOK MU.
- Publikuar më .