Fituese e çmimit Emmy, Cosby: Duhet t’u kërkojmë ndjesë myslimanëve dhe fesë Islame
Fituese e çmimit Emmy, gazetarja dhe shkrimtarja amerikane Rita Cosby, pohon se është ndeshur vonë me shprehjen e të nderuarit Fethullah Gylen “Myslimani nuk mund të jetë terrorist dhe ai i cili zhvillon akte terroriste nuk mund të jetë më mysliman”. Duke theksuar se shërbimet e dialogut ndërfetar janë shumë të rëndësishme për mospërjetimin e ngjarjeve të ngjashme me ato të 11 Shtatorit, Cosby shprehet kështu: “Nëse zëri i Fethullah Gyleni dhe personave tjerë me mendime të njëjta me të do të dëgjohej më shumë në shtyp e televizione, nuk do të përjetohej fatkeqësia e 11 Shtatorit.”
Shkrimtarja dhe gazetarja Rita Cosby ishte një nga folësit e konferencës me titull “10 vjet pas 11 Shtatorit”, organizuar në sallonin e konferencave të gazetës New York Times. Cosby gjithashtu pohoi se ndihet keq për faktin që nuk është njohur më parë me intelektualë si Gyleni.
“Mesazhi i transmetuar nga Gylen është me të vërtetë i pabesueshëm dhe jashtëzakonisht i bukur. Rëndësia e shërbimeve rreth dialogut të vëna në jetë nga ai është kuptuar më mirë pas 11 Shtatorit. Këtu dua të them me shumë krenari se kjo fatkeqësi nuk do të kishte ndodhur nëse do të dëgjohej mire zëri i Gylenit dhe i personave me mendime të njëjta me të në medien e shkruar dhe vizive”, u shpreh gazetarja Cosby gjatë fjalës së saj.
Duhet t’u kërkojmë ndjesë myslimanëve dhe fesë Islame“Pikërisht, për shkak të kësaj rëndësie, zëri i Fethullah Gylenit duhet të përhapet në të katër anët e botës “, shprehet Cosby duke nënvizuar universalitetin e mesazheve të Gylenit. Duke pohuar se edhe ajo vetë është fëmijë i një familjeje emigrante, Cosby thekson se është rritur e edukuar pa marrë asnjë njohuri rreth Islamit dhe 11 shtatori ka qenë hera e parë që është ballafaquar me Islamin duke menduar se feja islame është përgjegjëse për sulmet.
“Unë dhe shumë persona të tjerë të cilët kanë menduar njësoj si unë, duhet t’u kërkojmë ndjesë të gjithë besimtarëve myslimanë dhe fesë islame. Të gjithë duhet të informohen rreth mesazheve dhe mësimeve të vërteta të kësaj feje dhe të thyejnë paragjykimet”, u shpreh ajo.
Konferenca e organizuar nga Qendra Kulturore Turke në New York me ndihmën e Institutit të Ishujve të Paqes (Peace Islands Institute), Kolegji Queens, Universiteti Teknologjik i New Yorkut, Fondacioni Unity Productions dhe Fondacioni Universal, zgjoi një interes të gjerë.
Në konferencë foli dhe themeluesi i UPF- së dhe producenti Alex Kronemer. Alex Kronemer shprehet se vetëm 5 % e sulmeve terroriste të ndodhura gjatë viteve 1980-2005 të regjistruara nga FBI janë bërë nga myslimanët.
Duke theksuar se shtypi amerikan po përpiqet të japë imazhin sikur të gjitha sulmet terroriste bëhen nga ana e myslimanëve, Kronemer tha: “Edhe myslimanët kanë qenë viktima dhe kanë qenë të ekspozuar ndaj sulmeve terroriste gjatë së njëjtës periudhë. Por kjo e vërtetë nuk zuri shumë vend në shtypin amerikan dhe atë perëndimor”.
Në program morën pjesë emra të njohur si drejtuesi i Manhattan Borough, Scott M. Stringer, drejtori i TCC Zafer Akın, Carol Dahir pedagoge në NYIT, Jon Pahl pedagog në fakultetin e teologjisë Lutheran, Jonathan Laurence pedagog në kolegjin Boston, kolegji Morivan dhe Walter Wanger pedagog në degën e teologjisë, Hakan Yesilova botuesi i revistës Foundation Marc Scheuer, drejtues i Aleancës së kombeve të bashkuara, Muhammed Junus analist nga qendra kërkimore Gallup.
- Publikuar më .