• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • Foreign Affairs: Përpjekja për ta bërë Lëvizjen Gylen të heshtë, do të jetë tragjike për mbarë kulturën islame

Foreign Affairs: Përpjekja për ta bërë Lëvizjen Gylen të heshtë, do të jetë tragjike për mbarë kulturën islame

Foreign Affairs: Përpjekja për ta bërë Lëvizjen Gylen të heshtë, do të jetë tragjike për mbarë kulturën islame

Revista mjaft e njohur botërisht për çështjet në lidhje me Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Foreign Affairs, i dha hapësirë kësaj here edhe një eseje që trajtonte fushatën e ndërmarrë prej qeverisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim karshi Lëvizjes Gylen.

Në artikullin e publikuar në website-n e revistës mbrohej me këmbëngulje mendimi se në fund të këtij procesi që synon ta bëjë Lëvizjen Gylen të heshtë, nuk sjell dëme vetëm për Turqinë, por edhe mbarë kultura islame në përgjithësi. Autori i shkrimit, Victor Gaetan shprehet se duket haptas se përpjekja për t'ia ulur zërin mësimeve të Gylenit përsa i përket tolerancës dhe të drejtave të njeriut, ka për ta dëmtuar rëndë Turqinë. Megjithatë, dëmi me të cilin do të përballet kultura islame më në gjerësi, është një tragjedi tejet më e madhe.

Pasi thekson se në Perëndim, në përgjithësi, raporti mes mendimtarit Gylen dhe kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan paraqitet si ai i dy rivalëve politikë, në qëndrimet e tyre përsa i përket kapërcimit të thjesht çështjeve botore dallohet një ndryshim i theksuar. Ndërsa kryeministri Erdogan qëndron përherë rreth konceptimit të një Islami politik, Gyleni, si një intelektual mysliman është përpjekur gjithnjë që të japë kontributin e tij realist, duke madje duke ngritur një shkollë të demokracisë liberale, pozitivizmit shkencor dhe vullnetit të lirë, me pak fjalë një shkollë myslimane të paqtuar me të gjitha sa u përmendën. E për më tepër, nuk ka asnjë argument që t'i mbështesë pretendimet e kryeministrit Erdogan teksa e përcakton Lëvizjen Gylen si një organizatë në kërkim të fuqisë politike, - shprehet ai. Poende nuk ka asnjë ndërhyrje të vullnetarëve të Hizmetit që të përpiqen të depërtojnë në radhët e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi apo për t'u siguruar atyre ndonjë vend si deputet. Gaetan, veç të tjerash, shprehet: "Kushdo që të dalë i fituar prej kësaj zënke, ruajtja e asaj që na dha Gyleni përbën një çështje jetike."

Pretendimet e Erdoğan-it janë të pavërtetueshme

Në këtë shkrim ku trajtohet pretendimi i kryeministrit Erdogan për ta cilësuar Lëvizjen Hizmet si një "shtet paralel", me pak fjalë si pjesë të një komploti politik, nënvizohet rreth të tjerash fakti se vërtetimi i një pretendimi të këtillë është i pavërtetueshm. Autori, ndërsa thekson se Hizmeti nuk ka qenë mbështetësi i asnjë partie politike, ai nxjerr në pah gjithashtu edhe këndvështrimin e Gylenit përsa i përket nocionit të "xhihadit", i cili më tepër se një përballje e armatosur, e sheh atë si një përballje morale dhe shpirtërore, i cili e bën Gylenin të jetë i ndarë nga të gjitha rrymat e një Islami politik. Kësodore, modeli i ngritur prej Gylenit, për një shoqëri civile, të sigurt jashtë kontrollit absolut të shtetit, është për t'u nxjerrë në pah.

Në zgjedhjet elektorale të vitit 2002, Partia për Zhvillim dhe Drejtësi pati premtuar liri fetare dhe ekonomike, e kjo e bëri Hizmetin që t'i mendonte ata si bashkëpunëtorët më potencialë, mirëpo politika e jashtme agresive e Qeverisë Erdogan gjatë këtyre viteve të fundit, dhe shumë e shumë veprime të tjera, aspak demokratike, siç mund të kuptohet lehtësisht, bëri që dallimi mes këtyre dy palëve të dilnte më në pah. Si thekson dallimin mes modelit të Islamit politik, të ndjekur prej kryeministrit Erdogan dhe një Hizmeti që bart një raport më ndryshme mes identitetit turk dhe marrëdhënieve të tij me Islamin, me sa duket, Victor Gaetan vendos të trajtojë edhe shumë prej shembujve konkretë ku zënë të shfaqen këto dallime. Ai thekson ndër to braktisjen e politikave kah anëtarësimi në Bashkimin Evropian të qeverisë, veçanërisht ndalesave në internet dhe ligjit të HSYK-së, të cilat i shqetësuan jashtë mase radhët e vullnetarëve të Shërbimit. Nuk lihen pa përmendur as ndryshimi në qëndrime gjatë krizës së Marmarasë Blu. "Liria e mendimit ka qenë përherë një çështje kritike për Lëvizjen Gylen", shprehet autori i artikullit, e kjo gjë bën që marrëdhëniet dhe trysnia ndaj medias në përgjithësi sa vjen e përkeqësohen.

Gaetan shpreh gjithashtu thirrjen e protestuesve të Gylenit gjatë ndodhive të Parkut "Gezi", ku përdor edhe fjalët, se "me sa duket kjo e shtyu Erdoganin të bindej përfundimisht për t'i "hapur luftë" Lëvizjes për Shërbim. Poashtu, duke thënë se është e papërcaktuar se për sa kohë do të mundë Lëvizja që t'i durojë sulmeve të qeverisë, ai shprehet me këto fjalë: "Me sa duket, Erdogani është i vendosur që ta margjinalizojë Lëvizjen Gylen, qoftë kjo edhe me çmimin e prapakthimit përsa i përket shtetit të së drejtës."

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.