• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • Grimcime urtësie - Ata nuk thanë asnjëherë "Oh!", as ne nuk do të themi

Grimcime urtësie - Ata nuk thanë asnjëherë "Oh!", as ne nuk do të themi

Grimcime urtësie - Ata nuk thanë asnjëherë Oh!, as ne nuk do të themi

Në këtë video të shkurtër hyrëse të ciklit "Melodi e Zemrës", e cila do të publikohet e plotë në origjinal ditën e hënë, M. Fethullah Gylen flet për herë të parë pas ndodhisë famëkeqe të bllokimit padrejtësisht nga ana e shtetit të së përditshmes "Zaman", gazetës më të madhe dhe me tirazhin më të lartë në Turqi. Me po të njëjtën qetësi dhe urtësi, ai e sheh këtë veprim si vazhdim të përpjekjeve të pareshtura për plot dy vjet për ta dëmtuar me çdo kusht Lëvizjen "Hizmet". Megjithatë, ai mendon se ajo prej së cilës njerëzit nuk duhet të heqin dorë kurrsesi është vendosmëria për të mos i ndalur kurrsesi përpjekjet e tyre në këtë rrugë të drejtë. Sepse, nëse udhërrëfyesi ynë ka qenë dhe është i Dërguari i Allahut (s.a.s.),dhe edhe Atij dhe njerëzve të Tij të Dashur u është dashur të përballen me po të njëjtat padrejtësi,me po të njëjtën lloj tiranie, madje edhe më rëndë, e ata nuk janë ankuar as edhe njëherë, duke e konceptuar ankesën si mospëlqim të asaj që ka vendosur Allahu (xh.sh.), po kështu edhe neve nuk na shkon që të ankohemi, që të lodhemi, apo që të mërzitemi, por që të vijojmë rrugën tonë, si deri më sot, ndoshta duke i kërkuar Allahut (xh.sh.) edhe që të bëjë që të padrejtët të heqin dorë prej padrejtësive të tyre në emër të drejtësisë. "Ah sikur!"

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.