Gylen: I domosdoshëm ngritja e komisionit hetimor ndërkombëtar

Gylen: I domosdoshëm ngritja e komisionit hetimor ndërkombëtar

Një nga institucionet e rëndësishme “think tank” suedeze, Qendra për Liri e Stockholmit [SCF], vitin e kaluar ka publikuar një raport më fakte tronditëse për tentativën e grushtit të shtetit të vitit të kaluar në Turqi. Në raportin prej 191 faqesh me titull “15 Korriku: Grushti i shtetit i Erdoganit”, ajo ka publikuar dhe një intervistë me Fet’hullah Gylen, mendimitarin dhe dijetarin që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në intervistën e tij, Gylen tregon për ndjesitë dhe si e ka përjetuar ai lajmin për tentativën e grushtit të shtetit të korrikut të vitit të kaluar në Turqi. Që në fillim, ndonëse dihej shumë pak ose aspak për organizatorët e kësaj tentativë, Gylen menjëherë ka akuzuar Erdoganin dhe qeverinë e tij si orkestrues të kësaj tentative.

Gylen insiston në domosdoshmërinë e ngritjës së një komisioni ndërkombëtar hetimor për tentativën e grushtit të shtetit. Këtë kërkesë, ai e argumenton me faktin se ngritja e këtij komisioni është i domosdoshëm për zbardhjen e të vërtetës. “Insistoj në domosdoshmërinë e ngritjes së komisionit hetimor ndërkombëtar. Institucionet ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian, NATO dhe kushdo qoftë, duhet të ngrenë një komision hetimor për zbardhjen e tentativës së grushtit të shteti të vitit të kaluar. Jam i gatshëm të dëshmoj para këtij komisioni”, thekson Gylen në intervistën e tij. Gylen, gjithashtu thotë se shumë kohë para ngjarjes së 15 korrikut ka patur zëra që implikonin Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në përgatitjen e një tentative për grusht shteti. Sipas tij, 15 korriku është një skenar i Erdoganit dhe rrethit të tij të ngushtë të bashkëpunëtorëve.

“Sigurisht, duke e cilësuar teatër apo skenar të parapërgatitur, asesi nuk dua ta thjeshtoj çështjen. Pasojat e kësaj tentative për Turqinë janë shumë herë më të mëdha se të gjitha grushtet e shtetit të mëparshme, dhe sigurisht pasojat ende nuk kanë të sosur. 249 persona kanë humbur jetën. 50 mijë të pafajshëm janë arrestuar dhe sot janë në burg. Çdo ditë bëhen publike raste të abuzimeve dhe viktimave. Janë mbyllur dhjetra universitete dhe qindra shkolla. Janë konfiskuar asetet e mijëra bizneseve. Turqia tashmë është shkëputur përfundimisht nga rruga demokracisë, ndonëse deri dje e brishtë. Shoqëria është polarizuar dhe mes njerëzve është mbjellë dhe po lulëzon çdo ditë e më shumë armiqësia. Nën emrin e sistemit presidencial po hidhen themelet një diktature të ngjashme me atë të regjimit Baas të Lindjes së Mesme”, theksoi ai.

Kur e mësuat se në vendin tuaj po organizohej një tentativë për grushtshteti? Dhe a mund të na thoni se cili ishte reagimi juaj i parë në atë moment?

Tentativën e grushtit të shtetit e kam mësuar nga mediat. Shokët e mi këtu më thanë që mediat po jepnin lajmin për një tentativë për grusht shteti. Jam dëshmitar dhe kam vuajtur pasojat e të gjitha grushteve të shtetit të organizuara gjatë dekadave nëTurqi dhe jam dëshmitar i pasojave të mëvonshem të grushteve të shtetit, ndaj në momentin e parë që u informova nga mediat për tentativën e grushtit të shtetit i jam lutur Zotit që të mos ketë pasoja të rënda për popullin tim. Personalisht, edhe në periudhën kur disa njerëz demokracinë e konsideronin si të barabartë me ateizmin, i vetëdijshëm për pasojat, kundërshtitë dhe reagimet, jam shprehur publikisht dhe kategorikisht kundër çdo grusht shteti dhe kam deklaruar me vendosmëri duke u shprehur që “asesi nuk mund të ketë kthim prapa nga demokracia”. Isha i shqetësuar për pasojat me të cilat mund të përballej atdheu im dhe bashkëatdhetarët e mi, pasi personalisht kam përjetuar dhe vuajtur pasojat dhe dëmet e pariparueshme të shkaktuara nga grushtet e shtetit të mëparshme.

A kisht dyshime ose a ishit i shqetësuar për mundësitë e një tentative për grusht shtetit para 15 korrikut?

Kishte zëra dhe informacione që idividë brenda forcave të armatosura ishin duke përgatitur një tentativë për grusht shteti. Më vonë pas ngjarjeve të 15 korrikut, një nga shokët e mi gazetarë, më tregoi kjo çështje flitej shpesh përshpëritej dhe në rradhët e gazetarëve dhe reporterëve në Ankara. Në disa raste kam dëgjuar dhe që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Hulusi Akar prej kohësh ishte duke u përpjekur seriozisht për të organizuar një grusht shteti. Dhe nën ndikimin e thashethemeve, duke menduar se atë natë vërtetë ishte organizuar një grusht shtetit nga Shtabi i Përgjithshëm, mund tëketë patur një përfshirje më të gjerë. Sigurisht të vërtetën absolute të asaj çfarë ka ndodhur atë natë e di Zoti. Por, kurrë nuk më ka shkuar në mendje që do të mund orkestrohej një tentativë e përgjakshme për grusht shteti, e cila do të kishte si qëllim kryesor eleminimin e Lëvizjes Hizmet.

Pas tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut në një intervistë tuajën për mediat e huaja e keni cilësuar “një skenar të ngjashëm me filmat e Hollywood-it”. Çfarë të dhënash kishit dhe mbi ç’motive arritët në këtë konkluzion? Sipas jush nga kush është përgatitur ky skenar? Kush mendoni se qëndron pas tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut të vitit të kaluar?

Jam dëshmitar i tri grushteve të shtetit të organizuara në Turqi. Dhe në të shkuarën jo shumë të largët, në Turqi ka patur dhe disa tentativa për grusht shteti, kryesisht gjatë kohës së hetimeve dhe akuzave të ngritura për rastin “Ergenekon” dhe “Çekani”, të cilat janë bërë publike dhe nga mediat në atë kohë. Tentativa e fundit nuk ka asnjë ngjashmëri me grushtet e shtetit apo përgatitjet për grushtet e shtetit të rasteve të mëparshme, dhe padyshim që dhe për një fëmijë të vogël, është e qartëqëkjo tentativë ishte një skenar dhe një teatër i turpshëm. Për këtë teatër është folur dhe është shkruar shumë gjatë kësaj periudhe. Ndoshta kjo është njëçështje, e cila kërkon një investigim dhe diskutim më të detajuar, pasi është një histori shumë e gjatë. Do të duheshin orë të tëra nëse do të ndaleshim në detaje të hollësishme, por mjafton që të ndalemi vetëm në disa detaje të tilla si orari;një natë vere, një orë kur të gjithë ndodheshin jashtë, apo fakti që një grup ushtarësh bllokuan vetëm njërën anë të urës, pa përmendur dhe dhjetra detaje të tjera. Më pas, një pjesë e gjeneralëve në pension janë shprehur se “ishte një grusht shteti i stisur i destinuar për të dështuar”. Dhe Zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amrikës, J. Biden ngjarjet i ka krahasuar me atë të një loje kompjuterike. Sigurisht, duke e cilësuar teatër apo skenar të parapërgatitur, asesi nuk dua ta thjeshtoj çështjen. Pasojat e kësaj tentative për Turqinë janë shumë herë më të mëdha se të gjitha grushtet e shtetit të mëparshme, dhe sigurisht pasojat ende nuk kanë të sosur. 249 persona kanë humbur jetën. 50 mijë të pafajshëm janë arrestuar dhe sot janë në burg. Çdo ditë bëhen publike raste të abuzimeve dhe viktimave. Janë mbyllur dhjetra universitete dhe qindra shkolla. Janë konfiskuar asetet e mijëra bizneseve. Turqia tashmë është shkëputur përfundimisht nga rruga demokracisë, ndonëse deri dje e brishtë. Shoqëria është polarizuar dhe mes njerëzve është mbjellë dhe po lulëzon çdo ditë e më shumë armiqësia. Nën emrin e sistemit presidencial po hidhen themelet një diktature të ngjashme me atë të regjimit Baas të Lindjes së Mesme.

“Një skenar i ulët i orkestruar nga Erdogani dhe rrethi i tij i ngushtë”

Tentativa e grushtit të shtetit është një orkestrim i pastër i Erdoganit dhe rrethit të tij të ngushtë, pas përpjekjeve të vazhdueshme të dështuara dhe në pamundësi për të eleminuar Lëvizjen Hizmet me mënyra ligjore. Nëse ju kujtohet, para tentativës së grushtit të shtetit, ai është shprehur publikisht për “tentativat e tij të vazhdueshme për të shpallur Lëvizjen Hizmet organizatë terroriste ndërkombëtare, duke përdorur disa segmente të policisë së shtetit dhe prokurorinë”. Por, asesi nuk mund të arrinte qëllimet e tij dashakeqe me mënyra ligjore ndaj Lëvizjes Hizmet, ndaj njerëzve, të cilët në jetën e tyre nuk kanë shkelur qoftë dhe një milingonë dhe që kurrë në jetën e tyre nuk kanë qëlluar askënd qoftë dhe me gurë. Dhe ky ishte një skenar i ulët për ta përdorur dhe për të treguar njerëzit e Lëvizjes Hizmet si pjesë të kësaj tentative. Duke vepruar në këtë mënyrë ai arriti dy qëllime, e para i hapi rrugën sistemit të tij diktatorial dhe së dyti nisi një gjueti shtrigash të pashoqe ndaj Lëvizjes Hizmet dhe simpatizantëve të saj. Pavarësisht kësaj, ai nuk arriti të bindë opinionin publik ndërkombëtar, por, duke u imponuar dhjetëra gazetave dhe televizioneve turke versionin e tij, ia ka arritur që të armiqësojë shoqërinë turke ndaj Lëvizjes Hizmet.

Sikur të mos mjaftontë armiqësia ndaj Lëvizjes Hizmet, tashmë dhe e ardhmja e një kombi të tërë është shkërmoqur. Sistemi i vlerave ka rënë plotësisht. Viktimat numërohen në qindra mijëra. Mijëra të shkolluar dhe të arsimuar me dashuri për atdheun e tyre ose janë të burgosur ose kanë qenë të detyruar të largohen jashtë vendit. Tentativa e grushtit të shtetit të 15 korrikut të vitit të kaluar, është një skenar i ulët i Erdoganit dhe rrethit të tij të ngushtë.

Është thënë vazhdimisht se qëllimi i Lëvizjes Hizmet ka qenë infiltrimi i njerëzve të saj në institucionet vendimarrëse, në qeveri, polici, gjyqësor dhe rradhët e ushtrisë. Sa të vërteta janë këto pohime dhe a ka qenë ky synimi i Lëvizjes Hizmet?

Akuza të tilla si “infiltrim”, “depërtim”, dhe “kontroll” janë jo vetëm të pahijshme, por aspak të vërteta. Lëvizja Hizmet që në fillimet e saj dhe deri në ditët e sotme, gjithmonë i ka kushtuar rëndësi arsimit, edukimit të njerëzve, përgatitjes së njerëzve të mirëarsimuar, të kualifikuar, të përgatitur me njohuritë e nevojshme dhe etikën e duhur për epokën në të cilën jetojmë, të pajisur me vlera dhe virtyte të larta, besnikë dhe altruistë. Lëvizja Hizmet, është një lëvizje vullnetare. Pretendimet të tilla janë artikuluar gjithmonë dhe në të kaluarën. Personalisht, me përulësi, në çdo rast jam shprehur se është e drejta e çdokujt që ata dhe fëmijët e tyre të shërbejnë në institucionet e vendit të tij dhe të japin kontributin e tyre për të ardhmen e vendit dhe asesi nuk mund të quhet infiltrim. Këtë e kam shprehur publikisht në të gjitha referatat, intervistat dhe opinionet e mia. Ende vazhdoj të kem të njëjtin mendim për këtë çështje. Nëse një komb do që fëmijët e tyre t’u shërbejnë institucioneve dhe të ardhmes së vendit të tyre, asesi nuk mund të cilësohet infiltrime, apo depërtime. Kjo është e drejta themelore e çdo individi.

“Kushdo që mund të jetë pjesë e tentativës së grushtit të shtetit, ka tradhëtuar vlerat dhe idealet e Lëvizjes Hizmet”

Kushdo që mund të ketë patur simpati për lëvizjen, ashtu sikundër në çdo fakultet dhe universitet, fëmijët e tyre mund t’i kenë shkolluar dhe në institucione të sigurisë. Dhe sigurisht që në këto institucione mund të ketë patur individë, të cilët mund të kenë patur simpati për Lëvizjen Hizmet, dhe që mund të kenë përvetësuar vlerat e Hizmetit, të tilla si dashuria, dialogu dhe vlerat universale. Dhe s’ka asgjë të keqe në këtë pikë. Por, gjithmonë dikush është shqetësuar për praninë e njerëzve që mbartin këto vlera. Dhe çdo nismë kundër Lëvizjes Hizmet gjatë pesë viteve të fundit, dëshmojnë pikërisht këtë shqetësim të tyre. Nuk di të them nëse kanë lidhje dhe çfarë lidhjesh kanë punonjësit e policisë, gjykatësit, ushtarakët dhe prokurorët e arrestuar, me Lëvizjen Hizmet. Është e pamundur që të di se sa njerëzit kanë simpati për Hizmetin. Nuk ekziston asnjë regjistër apo listë emrash. Lëvizja Hizmet është një lëvizje vullnetare. E kam theksuar dhe herë të tjera dhe përfitoj nga rasti që ta ripërsëris. Nuk e dimë nëse vërtetë pjesë e këtij teatri janë dhe individë që janë simpati për Lëvizjen Hizmet. Nëse vërtetë ka individë, pjesë të lëvizjes ose simpatizantë të saj, ata kanë tradhëtuar idealet dhe vlerat e Hizmetit.

“Insistoj për ngritjen e një komisioni hetimor ndërkombëtar”

Keni propozuar ngritjen e një komisioni ndërkombëtar për hetimin e tentativës së grushtit të shtetit të vitit të kaluar? Çfarë prisni realisht nga një komision i tillë? Pas tentativës së grushtit të shtetit, shërbimet e huaja të shumë vendeve kanë publikuar një sërë raportesh. A i kanë dhënë këto përgjigje kërkesës tuaj për një komision hetimor ndërkombëtar?

Jo, nuk i kanë plotësuar prishtmëritë. Kërkesën time për ngritjen e një komisioni hetimor ndërkombëtar e kam bërë publike menjëherë pas tentativës së grushtit të shtetit. Akoma vazhdoj të këmbëngul në nevojën për ngritjen e një komisioni hetimor ndërkombëtar. Institucionet ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian, NATO, apo cilido institucion tjetër, duhet të ngrenë një komision hetimor ndërkombëtar për zbardhjen e tentativës së grushtit të shtetit. Jam i gatshëm të dëshmoj para anëtarëve të këtij komisioni. Dhe do ta respektoj plotësisht vendimin e këtij komisioni. Por, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim është shprehur kundër ngritjes së këtij komisioni. Jo vetëm që kanë kundërshtuar ngritjen e një komisioni hetimor ndërkombëtar, por kanë hedhur poshtë dhe kërkesat e paraqitura në parlamentin turk në lidhje më këtë çështje. Të gjithë jemi dëshmitarë të asaj që ka ndodhur në komisionin e ngritur sa për sy e faqe, pas presioneve disamujore. Asnjëri prej emrave të rëndësishëm të këtij skenari dhe teatri nuk kanë pranuar që të dëshmojnë para komisionit. Pavarësisht raporteve të shërbimeve sekrete të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anglisë dhe Gjermanisë, të cilat vënë theksin në faktin se nuk ka prova që dëshmojnë përfshirjen e Lëvizjes Hizmet në tentativën e grushtit të shtetit, pavarësisht se mund të konsiderohen si dëshmi të pafajësisë së Lëvizjes Hizmet, sërish nuk mjaftojnë. Sepse këto raporte nuk kanë janë pasqyruar dhe nuk kanë patur asnjë ndikim në Turqi. Personalisht, mbështes ngritjen e një komisioni hetimor ndërkombëtar, i cili do të shqyrtonte këtë çështje më me seriozitet dhe do të përfshinte të gjithë aktorët dhe faktorët e rëndësishëm ndërkombëtare. Dhe këtë e kërkoj për të dëshmuar pafajësinë e qindra mijërave personave të akuzuar padrejtësisht dhe që ende vazhdojnë të vuajnë e pasojat e kësaj gënjeshtre. Nëse i kushtohet sado pak rëndësi të gjitha ngjarjeve, dhimbjeve dhe pasojave që ka shkaktuar kjo gënjeshtër, atëherë do të mund të kuptohet më qartë rëndësia e insistimit tim për ngritjen e një komisioni hetimor ndërkombëtar.

Së fundmi janë bërë publike dhe disa fakte, sipas të cilave ministrat e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim [AKP] në bashkëpunim me ish-këshilltarin Special për Sigurinë të Presidentit amerikan, Michael Flynn kanë planifikuar rrëmbimin tuaj. Cili është qëndrimi juaj për këtë çështje? Jeni në dijeni për përpjekje të tjera të mundshme?

Me besoni, kur u njoha më një fakt të tillë, më shumë ndiej keqardhje për gjendjen në të cilën ndodhet vendi im. Ndiej keqardhje për faktin që një vend me tradita shekullore si Turqia, një vend, i cili mirë apo keq, për dekada me rradhë ka ecur në rrugën e konsolidimit të demokracisë, tashmë është shndërruar në një strukturë mafieje.

Në disa vende me demokraci të pakonsoliduar, ku të drejtat dhe liritë e njeriut, respektimi i ligjit nuk kanë peshën e duhur, fatkeqësisht ka raste të ngjashme të rrëmbimeve mafioze të pjesëtarëve të Lëvizjes Hizmet, veprime këto të papajtueshme dhe në kundërshtim të plotë më të drejtat dhe liritë e njeriut dhe në kundërshtim të ligjeve. Kuptohet që, tentativa të tilla ka patur dhe këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, demokracia këtu funksionon në të gjitha institucionet, dhe prevalojnë parimet universale të së drejtës. Këtu nuk mund të bëjnë dot asgjë. Dhe më herët, para këtij rasti, agjencitë e sigurisë na kanë paralajmëruar për një sërë tentativash për vrasje.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2021 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.