Gyleni renditet i pari në anketën e 100 intelektualëve të botës

Fethullah Gylen renditet intelektuali më i madh, sipas anketës “100 intelektualët më të mëdhenj që jetojnë” organizuar para disa muajsh dhe publikuar vetëm sot, nga njëra prej revistave më prestigjioze të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare, Foreign Policy.

Radhitja u përcaktua nga votat e internetit, ku u votuan për 100 emrat e përzgjedhura nga vetë revista. Bie në sy fakti që mes 20 emrave të parë, figurojnë shumë intelektualë myslimanë.

Në numrin e ri të revistës, krahas rezultateve të anketës, merrte pjesë edhe një vlerësim i përgjithshëm rreth votimit. Revista deklaroi se kishin votuar mëse 500 mijë persona nëpërmjet internetit. Revista e cila e përngjasonte me “vesë” numrin e votuesve, bëri një vlerësim të tillë: “I gjithë ky interesim i madh, tregon diçka të veçantë rreth ndikimit dhe fuqisë së burrave dhe grave intelektualë që patëm përzgjedhur. Por, të jesh “intelektual i popullit (popullor)” do të thotë të jesh i aftë të krijosh marrëdhënie me masa të gjera dhe të ndryshme popullore."

Foreign Policy, rrëfeu se ka informuar publikun e gjerë me disa nga faqet e internetit të intelektualëve dhe me deklaratat e tyre publike.

Revista bën të ditur se mendimtarët myslimanë të renditur në dhjetëshen e parë kanë ide të ndryshme nga njëri-tjetri dhe se votuesit kanë qenë ndikuar nga identiteti i tyre mysliman gjatë votimit. Revista gjithashtu kontaktoi edhe me intelektualët duke i pyetur ata se kush do të dëshironin që të bënte pjesë në listën e njëqind intelektualëve. Gyleni personalisht ofroi votën e tij për profesorin e njohur të Islamit Prof. John L. Esposito, duke e argumentuar se “sipas Espositos, Islamofobia është ndër faktorët kryesorë që cenon paqen botërore. Nuk mund të anashkalohet gjithsesi edhe botëkuptimi dhe kontributi i tij për dialogun ndërfetar.”

Në vend të dytë të renditjes vinte ekonomisti i famshëm nga Bangladeshi Muhammed Junus, i treti dijetari nga Egjipti Jusuf Kardavi dhe i katërti, nobelisti turk Orhan Pamuk.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.