Konkurs i “Dritës së Pashuar” në Shqipëri
Në vazhdën e festimeve të përkujtimit të Profetit Muhamed, Fondacioni Arsimor Sema organizoi konkursin “Drita e Pashuar” ku morën pjesë rreth 5000 persona.
Në konkursin e organizuar në pesëmbëdhjetë qytete të ndryshme të vendit, u testuan mbi 5000 persona rreth monografisë së Profetit Muhamed “Dritë e Pashuar -1” të mendimtarit të njohur Fethullah Gylen. I shpërndarë falas për të interesuarit një muaj para konkursit, në konkursin e organizuar në datën 13 Prill i pari doli Genti Sulejmani nga qyteti i Beratit. Sulejmanit çmimin ia dorëzoi kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça më datë 20 prill në Pallatin e Kongreseve, me rastin e kremtimit të Ditëlindjes së Profetit Muhamed, event ky që organizohet prej tetë vitesh me madhështi në Tiranë.
Konkursi rreth jetës së Profetit Muhamed ishte i pari i llojit në këto përmasa në Shqipëri, dhe zgjoi një interes të jashtëzakonshëm, ku në 15 qytetet të ndryshme të vendit morën pjesë mbi 5000 persona të niveleve të dhe profesioneve të ndryshëm.
- Publikuar më .