Lëvizja Gylen në një kanal televiziv amerikan
Televizioni prestigjioz kombëtar i SHBA PBS transmetoi një reportazh të gjerë në lidhje me lëvizjen Gylen. Në dosjen kërkimore prej 10 minutave të shfaqur në ekran krahas vëzhguesve amerikanë u pasqyruan opinionet e simpatizantëve dhe kritikuesve të lëvizjes.
Shkrimtarja e librit të titulluar "Lëvizja Gylen" nga Universiteti Hosuton, prof. Helen Ebaugh e prezantoi Fethullah Gylenin si një "njeri sa modern aq edhe shkencor dhe në të njëjtën kohë një mysliman i mirë i cili në vend të medreseve ka nxitur hapjen e shkollave të përgjithshme". Ajo nuk harroi të shtonte dhe qëndrimin e mbajtur ndaj lëvizjes në Turqi dhe frikën e shfaqur nga disa qarqe politike të cilët mendojnë se lëvizja mund të ketë qëllimin e fshehtë të krijimit të një 'shteti islamik.' Ndërsa prof. dr. William Martin nga Universiteti Rice e vlerësoi këtë fakt si 'një frikë absurde'.
Në program u pasqyruan pamje të shkollave të hapura në Amerikë nga vullnetarët dhe personat e lidhur me lëvizjen, opinionet e mësuesve amerikanë që punojnë në këta shkolla dhe pamje nga olimpiada e gjuhës turke e zhvilluar në Houston. Sipas Prof. Martin zinxhiri i shkollave të njohura si "Harmony" të cilat u shërbejnë 16 mijë nxënësve në Texas janë shenjë treguese e suksesit të ndjekësve të Gylenit.
Gazetari Lucky Severson bëri të ditur se 60 % e nxënësve që studiojnë në shkollat Teksas Harmony vijnë nga zona me të ardhura të ulëta, por mesatarja e diplomimit është 100%. "Nuk bëhet fjalë për çështje ndryshimi, por 21 mijë nxënës presin në listën e rezervave", u shpreh ai. Në program u fol rreth Fethullah Gylenit që momentalisht qëndron në Pensilvani dhe u dhanë pamje nga takimet e zhvilluara mes Gylenit dhe Papës II dhe liderëve tjerë jomyslimanë në fund të viteve 90-të.
- Publikuar më .