• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • M. Fethullah Gylen shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të yllit të boksit, Muhamed Ali

M. Fethullah Gylen shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të yllit të boksit, Muhamed Ali

M. Fethullah Gylen shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të yllit të boksit, Muhamed Ali

“Mësova me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të z. Muhamed Ali, i cili, me sukseset e tij në fushën e sportit, me qëndrimin e tij përherë kryelartë për besimin e tij, me personalitetin e tij simpatik dhe pasionin për t’iu ardhur gjithnjë në ndihmë njerëzve, fitoi zemrat e qindramilionë njerëzve, si në Shtetet e Bashkuara, si nëpër botë.

Arriti që, me suksesin që pati në karrierën e tij si boksier dhe për hir të qëndrimit të palëkundur përsa i përket vlerave në të cilat besonte, të kthehej në një model dhe burim shprese njëherësh për të gjitha të rinjtë që jetonin në kushte të vështira në Amerikë apo më gjerë.

Në jetën pas mbylljes së karrierës profesionale si sportist, pavarësisht sëmundjes që i përparonte me kalimin e kohës, ai ia dedikoi veten të drejtave të njeriut, varfërisë dhe sëmundjeve të rënda që shqetësojnë mbarë njerëzimin.

Tregoi pa ndërprerë një ndjeshmëri të rrallë duke kërkuar që t’u gjendej pranë viktimave, pavarësisht se ku gjendeshin ato, duke iu ardhur në ndihmë me çdo kusht dhe nuk qëndroi asnjëherë indifirent ndaj asnjë dorë që i zgjatej për t’i kërkuar ndihmë.

Qe përpjekur me mish e me shpirt, që me fjalët dhe veprimtari të ndryshme të pastronte disi njollën që u hodh mbi fytyrën e ndritur të Islamit pas sulmit terrorist të 11-shtatorit. Asnjëherë nuk u kufizua duke i dënuar veprimet e tyre, por u përpoq t’i bënte mbarë botës të ditur se ata nuk ishin kurrsesi përfaqësues të një besimi fetar, por një grup i mallkuar fanatikësh.

Edhe kur e patën propozuar që emrin e tij ta vendosnin në rrugën “Hollyëood”, ku vendosen emrat e gjithë njerëzve të famshëm, nuk pati pranuar që emri i tij Muhamed të vihej në tokë, duke thënë se do ta pranonte diçka të tillë vetëm nëse do të shihej e mundur që të vihej në mur. Dhe kështu, ylli i tij që qëndronte krenar në atë mur u kthye kësisoj në simbol të principit të të qëndruarit përherë kryelartë në emër të vlerave në të cilat besonte.

U nda prej nesh, duke ngelur një emër i paharruar e që do të përmendet përherë për mirë. Lus Zotin që t’i falë faljen dhe mëshirën të ndjerit, e familjarëve dhe të afërmve t’u japë durim.”

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.