• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • “Mendimtari mysliman Fethullah Gylen dhe lëvizja “Hizmet”, kontribut të jashtëzakonshëmpër paqen në botë”

“Mendimtari mysliman Fethullah Gylen dhe lëvizja “Hizmet”, kontribut të jashtëzakonshëmpër paqen në botë”

Mendimtari mysliman Fethullah Gylen dhe lëvizja Hizmet, kontribut të jashtëzakonshëmpër paqen në botë

Konkluzione të Konferencës Ndërkombëtare dy ditore me temë: “Qëndrimi Islam dhe përgjegjësitë e myslimanëve kundrejt ekstremizmit të dhunshëm”, të organizuar nga Plaftorma e Dialogut Ndërkulturor në bashkëpunim me Qendrën Gylen për Studime Ndërkulturore në Universitetin Katolik të Leuvenit, në datat 15 dhe 16 mars 2016, në Bruksel, ku morën pjesë rreth 400 studiues, akademikë, personalitete të rëndësishme dhe drejtorë të Organizatave Joqeveritare nga rreth 57 vende të ndryshme të botës.

  • Fetë përjashtojnëpërdorimin e dhunës dhe terrorin. Veprimet e dhunshme dhe aktet terroriste, të cilat padrejtësisht u atriubohen feve, janë rezultat i shtrembërimeve dhe keqinterpretimeve të teksteve fetare ose instrumentalizimi i fesë për qëllime dhe përfitime materialiste të kësaj bote. Të gjitha aktet terroriste, pa përjashtim, duhet të dënohen kegorikisht dhe pa asnjë ekuivok.
  • Xhihadi është përpjekja e njerëzve për të gjetur pikëtakime me Zotin, duke shmangur çdo barrierë që mund të ekzistojë ndërmjet njerëzve dhe Zotit. Për rrjedhojë, ai mbart kuptimin e arritjes së mirëqënies së të gjithë njerëzimit dhe promovimin e bashkëjetesës paqësore ndërmjet njerëzve si dhe promovimin e vlerave universale të njeriut.
  • Qëllimi i Islamit është promovimi i paqes, drejtësisë, shenjtërisë së jetëssë njeriut dhe gjallesave të tjera dhe e pacënueshmërinë e tyre, sigurisë dhe garantimine dinjitetit njerëzor. Çdo pozicionin kundër këtyre objektivave primare, veçanërisht përpjekjet për nxitjen e konflikteve dhe përçarjeve bazuar në interpretimet keqdashëse dhe në kundërshtim me tekstet e shenjta dhe vlerat e mësipërme, bien ndesh me thelbin dhe frymën e islamit.
  • Aktet terroriste dhe sulmet vetëvrasëse janë krime kundër myslimanëve dhe tëndaj gjithë njerëzimit.
  • Për t'iu kundërvënë ekstremizmit të dhunshëm, është shumë e rëndësishme që të nxiten dhe promovohen kultura e demokracisë dhe vlerat universale, sidomos parimet themelore të bashkëjetesës dhe edukimi i këtyre vlerave përmes përfshirjes së tyre në kurrikulat arsimore në të gjitha nivelet e shkollimit.
  • Pjesë e këtyre përpjekjeje kundër dhunës, me një kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe tejet të vlefshëm për paqen në botë, është dhe mendimtari mysliman Fethullah Gylen dhe lëvizja “Hizmet”.
  • Njerëzit e të gjitha përkatësive fetare, veçanërisht dijetarët dhe mendimtarët myslimanë, duhet të kenë një qëndrim të qartë dhe pa asnjë ekuivok kundër ekstremizmit dhe dhunës.
Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.