• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • Mesazh ngushëllimi i Fethullah Gylenit për viktimat e sulmit terrorist në Manchester

Mesazh ngushëllimi i Fethullah Gylenit për viktimat e sulmit terrorist në Manchester

Ndihem tejet i trishtuar prej këtij sulmi me bombë që u krye në mënyrë mizore në një koncert në Manchester të Anglisë vetëm dy ditë më parë. Unë e dënoj shumë ashpër këtë akt makabër dhe u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve dhe njerëzve të dashur të 22 viktimave - shumë prej të cilëve ishin, e paimagjinueshme, fëmijë të vegjël, - dhe 59 të pafajshmëve të tjerë, të cilët mbetën të plagosur. Ishte Shteti Islamik që mori përsipër autorësinë menjëherë pas ngjarjes, duke treguar edhe njëherë që vijon të qëndrojë si një makth mbi shoqëritë tona, duke ushtruar veç dhunë dhe terror, me një mungesë të theksuar dhembshurie dhe fare pa kuptim.

Ta cooëton zemrën të mendosh se si një koncert, i cili supozohet të jetë një hapësirë që i mbledh njerëzit për të shijuar muzikën dhe miqësinë e njëri-tjetrit, shndërrohet në një skenë dhune, kaosi dhe terrori. Siç e kam shprehur edhe më parë, një sulm i kryer kundër shenjtërisë së një jete njerëzore është një sulm kundër krejt njerëzimit. Nuk ka kurrfarë gjëje që e justifikon një mizori të këtillë dhe unë do të vazhdoj të denoncoj pa hezitim çdo përdorim të dhunës në emër të një agjende të caktuar, qoftë ajo fetare, politike apo ideologjike.

Me shqetësimin e madh që më ka shkaktuar ky akt i urryer, unë i lutem Zotit, të Gjithëmëshirshmit, që t'u falë shërim sa më të shpejtë të plagosurve dhe që t'u prijë viktimave të këtij sulmi dhe bashkë me ta edhe krejt komunitetin mbarëbotëror drejt një vendi ku mbizotëron paqja dhe harmonia.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.