Mesazhi i ngushëllimit të M. Fethullah Gylenit për ngjarjet e kobshme në Egjipt
Mendimtari M. Fethullah Gylen, menjëherë pas kasaphanës së përjetuar në Egjipt, publikoi një mesazh ngushëllimi në emër të të gjitha viktimave. Ai, pasi tërheq vëmendjen, se megjithëse po derdhet tërë ai gjak në mënyrë të pamëshirshme, në arenën ndërkombëtare ndjenjat e mëshirës ende nuk janë zgjuar, i bën lutje Fuqisë së Pashtershme të Zotit që ta bëjë padrejtësinë të ndalet. Gyleni shprehet kësodore në mesazhin e tij të ngushëllimit:
Gjeografia islame, e prekur dhe e pikëlluar pa masë, është tronditur jashtëzakonisht shumë prej ngjarjeve që po ndodhin përditë në Egjipt. Nuk kanë të matur as ngashërimet e as lotët e derdhura. Por sa keq, që as gjaku i derdhur i njerëzve krejt të pafajshëm, as rrjedhja e lotëve çurg, e as copëtimi i zemrave nuk i ka vënë dot në lëvizje ndjenjat e mëshirës në arenën ndërkombëtare, që sikur edhe për sadopak, t’i bënte që të ndjenin keqardhje. Sa e hidhur është, që nuk na mjaftojnë as fjalët, as fuqitë, për t’i ndalur këto shtypje dhe padrejtësi. Duke i ndjerë me tërë kuptimin e tyre, dobësinë dhe mangësitë tona, i drejtohemi Fuqisë së Pashtershme, dhe duke u përulur para mëshirës së Mëshirëplotit dhe Mëshirëbërësit, që t’i falë dhe t’i shpëtojë myslimanët prej çdo dhune, shtypjeje dhe padrejtësie. Lus Allahun që t’i kaplojë me mëshirën dhe faljen e Tij të gjithë njerëzit civilë të pafajshëm që humbën jetën gjatë kësaj kasaphane, dhe i shpreh ngushëllimet e mia popullit vëlla egjiptian.
M. Fethullah Gylen
- Publikuar më .