Nigeria diskuton rreth recetës së kulturës së bashkëjetesës të Gylenit
Pas një periudhe kritike në të cilën nxiteshin përleshjet në mes Veriut të varfër mysliman dhe Jugut të pasur të krishterë, dhe pas një skenari përçarës që u përpoq të vihej në jetë në Sudan, Nigeria, një shtet i Afrikës së Jugut organizoi një konferencë ku diskutohet receta e kulturës së bashkëjetesës sipas Fethullah Gylenit.
Në konferencën që u organizua në datat 18-19 nëntor në hotelin Transcorp Hilton në Abuja, kryeqytetin e Nigerisë morën pjesë akademikë dhe intelektualë nga 13 vende të ndryshme të botës. Konferenca e organizuar nga qendra e Dialogut Ufuk dhe revista Fountain, me mbështetjen e gjashtë universiteteve të Nigerisë u zhvillua nën vëzhgimin e ministrit të arsimit të vendit Prof. Ruqayyatu Rufai. Në konferencë u fol rreth mënyrave të parandalimit të përleshjeve etnike në Nigeri duke shfrytëzuar mendimet e të nderuarit Gylen dhe filozofinë e globalizimit.
Sipas organizatorit të konferencës, drejtorit të qendrës për dialog, Ufuk Tamer Çopuroglu, konferenca do të mundësojë rigjallërimin e mendimeve të Gylenit në një gjeografi ku është e shumë e nevojshme. Çopuroglu pohon se brenda një periudhe 13 vjeçare në vend janë hapur 13 shkolla, një universitet dhe një spital. Për Hakan Yesilovën, kryeredaktorin e revistës Fountain, Nigeria është si një derë e hapur në shkretëtirë. “Kjo konference do të na japë mundësinë të shohim realizimin e mendimeve të të nderuarit Fethullah Gylen. Dhe kjo është si të shohësh realizimin e një ëndrre shumë të dëshiruar. Në të njëjtën kohë të jep energjinë e shikimit të ëndrrës më pas”, shprehet Yesilova.
- Publikuar më .