“Po Përdoret Lëvizja Gylen për t’i bishtnuar reformave.”
Shfaqen edhe detajet e mbledhjes “së nxehtë” të kryeministrit Erdogan në mbledhjen e Parlamentit Evropian.
Në takimin e tij me kryetarin e Parlamentit Evropian dhe liderët e grupeve politike, kryeministri turk Erdogan është përballur me kritikat e ashpra të deputetëve. Lideri i grupit të dytë politik më të madh, lideri i Socialistëve, Hannes Swoboda, e akuzoi kryeministrin turk Erdogan se “është duke e përdorur Lëvizjen Gylen për t’i bishtnuar reformave.” Duke i kujtuar atij, se vetëm deri një vit më parë ka qenë duke e përkrakur Lëvizjen, i drejtoi pyetjen, se “ç’ndodhi? Pse filluat ta shihni se Lëvizja përbën rrezik për Turqinë pikërisht tani?”
Gjithashtu, pasi e kritikoi hedhjen e fjalës drejt teorive të komploteve ndërkombëtare edhe për aferat e korrupsionit (paudhësisë), ashtu siç ishte vepruar edhe për ngjarjet e Gezi Park-ut, ai shprehu qartazi shqetësimet e tij në lidhje me ndryshimet e kërkuara në Këshillin e Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Swoboda pasi i rikujtoi kryeministrit Erdogan ndihmën që i ishte dhënë në lidhje me ndryshimet kushtetuese të 12 shtatorit 2010, pavarësisht çmimit të rënies në mosmarrëveshje me partinë motër, Partinë Republikane Popullore, e pyeti se pse kërkoheshin kësaj here ndryshimet në këtë Këshill. Përsa i përket kësaj pike, ai nuk mund të linte kurrsesi pa theksuar edhe se ndiheshin “tejet të shqetësuar” për lartësinë e nevojshme të sistemit të drejtësisë, ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së gjyqësorit.
Zyra e Swoboda-s, e cila u pyet prej gazetës Zaman, i aprovoi të gjitha këto përgjigje. Pjesëmarrësit në mbledhje ankohen pse nuk morën dot përgjigje të mjaftueshme prej pyetjeve që i drejtuan kryeministrit Erdogan. Z. Swoboda, ka qenë shumë herë në rendin e ditës së politikës në Turqi me kritikat e ndryshme drejtuar Partisë Republikane Popullore në lidhje me reformat dhe procesin e demokratizimit. Ai është një politikan jashtëzakonisht i suksesshëm, i cili i pati anuluar fjalët e kryetarit të Partisë Republikane Popullore, z. Kwlwçdaroglu, kur ky i fundit e pati përngjasuar qeverisjen e kryeministrit Erdogan me religjimin e liderit sirian, Bashar al-Asad. Kjo qe për më tepër një reagim i pëlqyer së tepërmi prej Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila në fjalët e zv. Kryeministrit të atëhershëm, njëkohësisht edhe ministër i drejtësisë, z. Bekir Bozdag, qe shprehur me këto fjalë: “Swoboda dha një mësim të mirë demokracie.”
- Publikuar më .