“Populli turk nuk është budalla që t’u besojë shpifjeve”

Fethullah Gülen awarded 2015 Gandhi King Ikeda Peace Award

Dekani i Qendrës "Martin Luther King" në Universitetin Morehouse, e cila ndan çmimin më prestigjoz në botë për paqen, “Çmimi i Arkitektëve të Paqes Gandi, King, Ikeda”, Prof. Dr. Lawrence Edward Carter u shpreh se prej kohësh kishin qenë në kërkim të një lideri mysliman të njohur botërisht për t’i akorduar këtë çmim. Prof. Carter u shpreh se një ndër faktorët përcaktues ishte pikërisht kurajoja për të dënuar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Në një prononcim për Agjensinë e Lajmeve “Cihan”, Prof. Carter u shpreh, se “prej shumë kohësh po konsideronim dhe ishim në kërkim të një personaliteti të gjithëpranuar në botën myslimane. Arsyeja kryesore që na bindi për t’ia akorduar këtë çmim z. Fethullah Gylen ka të bëjë pikërisht me kurajon e tij për të dënuar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork”. Prof. Carter ndër të tjera tha se ndien keqardhje për fushatën denigruese dhe shpifjet të nxitura në adresë të mendimtarit Fethullah Gylen në Turqi. Ai tha pohoi se ishte në dijeni të fushatës së shpifjeve, veçanërisht të një pjese të grupeve mediatike në Turqi në adresë të mendimtarit Fethullah Gylen dhe Lëvizjes Hizmet, dhe shton se “populli turk nuk është budalla që t’ë besojë gënjeshtrave të tilla”. "Ishin në kërkim të një lideri botëror, një mësuesi të përmasave globale, një lideri mysliman i cili të pasqyronte vlerat e çmimit Martin Luther King, Gandi dhe Daisaku Ikeda. Jam i bindur që të gjitha shërbimet e z. Gylen janë të bazuara në principet e vlerave dhe etikës. Lëvizja Hizmet ka përqafuar vlerat universale të paqes, mëshirës, dashurisë, dialogut, tolerancës dhe të qëndrimit larg çdo manifestimi dhune. Gandi thotë se “Burimi për të qëndruar larg dhunës gjendet në Hinduizëm, Kristianizëm, Budizëm dhe Islam””.

Mendimtari mysliman, shprehet Prof. Carter, edhe në periudhat më të vështira, “pavarësisht se nga kush dhe për çfarë qëllimi”, ka mbajtur një pozicion të prerë kundër çdo forme të dhunës. “Kurajoja dhe guximi që z. Gylen tregoi duke dënuar sulmet terroriste mbi Qendrën Botërore të Tregtisë, është zëri i vetëm që ka mbajtur një qëndrim të tillë në ndër të gjithë liderët e tjerë të botës islame. Ishte i vetmi zë që kam dëgjuar të mbajë një qëndrim të tillë. Asnjë tjetër. Me këtë nuk dua të them që nuk mund të ketë patur të tillë. Por, të tjerët nuk kanë arritur të bëjnë atë që ka bërë z. Gylen, apo të tërheqin vëmendjen e amerikanëve për këtë çështje”.

Universiteti Morehouse, i themeluar në vitin 1867, në 15 vjetorin e dhënies së këtij çmimi, ka vlerësuar pikërisht mendimtarin mysliman Fethullah Gylen. Ky çmim më parë u është dhënë ish-kreut të Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, Liderit të Afrikës së Jugut të ndjerit Nelson Mandela, Desmond Tutu, Dr. Michael Nobel dhe fituesve të çmimit Nobel, Betty Williams e John Hume.

“Çmimi i Arkitektëve të Paqes Gandi, King, Ikeda”, çdo vit u jepet personaliteteve të shquara të botës, të cilët janë nismëtarë dhe promovues të jashtëzakonshëm të përpjekjeve për promovimin e paqes dhe ndryshimeve pozitive sociale të cilat përqafojnë diversitetin. Çmimi mban titullin “Çmimi i Arkitektëve të Paqes Gandi, King, Ikeda”, për nder të përpjekjeve dhe ndikimit dhe përpjekjeve për paqen botërore të personaliteteve të tilla si Mahatma Gandi, Martin Luther King dhe aktivisti japonez Daisaku Ikeda.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.