Reagimi i ashpër i deputetes Gjermane në Parlamentin Evropian

Më poshtë do të mund të lexoni reagimin e plotë të deputetes gjermane, Rebeccaa Harms, gjatë seancës së mbajtur dje në Parlamentin Evropian, lidhur me gjendjen e shkaktuar prej gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi, përndjekjes dhe arrestimeve të njëpasnjëshme të gazetarëve dhe të atyre njerëzve që e ndiejnë veten pranë lëvizjes "Gylen".

I nderuar kryetar, kur u arrestua miku im Selahattin Demirtash, të gjithë ne këtu deklaruam njëzëri se të bërit e opozitës nuk është krim.

Me arrestimet sa vjen e në rritje të gazetarëve në Turqi ne e ngritëm gjithashtu zërin njëzëri për të thënë se gazetaria dhe veçanërisht ajo kritike nuk përbën një krim.

Po ashtu, sot, ne duhet ta ngremë zërin sërish për të thënë se të punosh pranë ndonjërës prej shkollave apo universiteteve të Gylenit nuk është krim.

Veç kësaj, unë mendoj se Parlamenti Evropian duhet ta refuzojë medoemos mendimin e shpalljes kolektive si fajtorë të njerëzve pranë lëvizjes Gylen, si edhe përndjekjen dhe padrejtësitë kolektive ndaj tyre.

Lidhur me këtë ne kemi propozuar një varg ndryshimesh lidhur me këtë.

Për mua, si deputete e Parlamentit të Gjermanisë, kjo është diçka e një rëndësie të veçantë. Sepse ka qenë pikërisht vendi im që e ka bërë Evropën të përjetojë diçka të ngjashme në të shkuarën.

Unë besoj se duhet ta pengojmë deportimin e njerëzve në Turqi vetëm sepse ata e ndiejnë veten pranë lëvizjes "Gylen"

Pin It
  • Publikuar më .
© 2021 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.