Reagimi i avokatit të Fethullah Gylen ndaj kërkesës për ekstradim.

Reagimi i avokatit të Fethullah Gylen ndaj kërkesës për ekstradim.

Avokati i Fethullah Gylen, Nurullah Albayrak ka reagur ndaj lajmeve që thonë se në samitin e NATO-s do të kërkohet ekstradimi i klientit të tij. Albayrak, duke theksuar se deri më tani nuk kanë mundur të paraqesin as edhe një provë konkrete inkriminuese ndaj klientit të tij tha se kërkesa për kapje, arrestim dhe ekstradim është një proces gjyqësor. Përveç se është e padrejtë nga ana ligjore që një proces me natyrë gjyqësore të ngrihet në samitin e NATO-s, gjithashtu edhe nga ana diplomatike është një ndërhyrje e pajustifikuar. Avokati Nurullah Albayrak në një deklaratë me shkrim shprehu pikat e mëposhtme: sot në disa gazeta kombëtare iu dha vend lajmeve se në samitin e shteteve të NATO-s i mbledhur për të diskutuar gjendjen në Afganistan, Ukrainë dhe ISIS-in, Presidenti i Republikës së Turqisë do të kërkojë ekstradimin e klientit tonë z. Fethullah Gylen. Po vështirësohemi të kuptojmë se si klienti ynë, rreth të cilit nuk është hapur as edhe një herë një hetim zyrtar, mund të jetë rendi i ditës dhe jo shpëtimi i 49 bashkëkombësve tanë të cilët gjenden që 87 ditë peng në duart e ISIS-it apo dëmi socio-ekonomik i ngjarjeve në rajonin tonë. Është e pamundur që ky qëndrim të pajtohet me ligjin ndërkombëtar dhe interesat e vendit tonë. Pikë së pari duhet ditur se kërkesa për kapje, arrestim dhe ekstradim është një proces gjyqësor. Përveç se është e padrejtë nga ana ligjore që një proces me natyrë gjyqësore të ngrihet në samitin e NATO-s, gjithashtu edhe nga ana diplomatike është një ndërhyrje e pajustifikuar. Siç ia kemi shprehur publikut shpeshherë, deri më tani nuk është sjellë qoftë edhe një herë një argument konkret në lidhje me akuzat e pakujdesshme që shprehen lirisht ndaj z. Fethullah Gylen. Në vendet demokratike proceset gjyqësore nuk zhvillohen me diskutime të nxituara. Diskursi i atyre që nuk e dinë këtë apo e injorojnë, nuk ka vlerë ligjore. Nga ana tjetër në SHBA, nuk vendos presidenti për personat që do të ekstradohen, por gjykatat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Klienti im nuk rezulton të ketë kryer asnjë veprim të paligjshëm

Për fat të keq ende po vazhdon nisma e “gjuetisë së shtrigave” e filluar nga presidenti Rexhep Tajip Erdoan e cila ka shkaktuar rritje të tensioneve sociale, fajësim të njerëzve të pafajshëm dhe etiketimin dhe shpifjen ndaj më se 1000 sipërmarrësve; nismë që edhe qeveria e re duket e angazhuar për ta vazhduar. Është një fatkeqësi për vendin tonë që institucioni i presidentit, i cili duhet të ndjekë detyrën e pengimit të përçarjes së shoqërisë dhe bllokimit të gjuhës dhe implementimit të urrejtjes të jetë burimi i një fushate krejtësisht të kundërt me domosdoshmëritë e këtij institucioni. Klienti ynë z. Fethullah Gylen është një person i respektuar i këtij vendi për kontributet e tij ndaj arsimit dhe paqes në botë. Është mëse e qartë se klienti ynë, i cili për më shumë se gjysëm shekulli njihet nga publiku nëpërmjet veprave dhe ideve të tij, nuk ka asnjë veprim ilegal dhe është tërësisht kundër çdo lloj organizimi dhe lëvizjeje të paligjshme. Është jashtëzakonisht për të ardhur keq që një armiqësi e paligjshme të ngrihet në një takim ku udhëheqësit e botës do të trajtojnë çështje të rajonit tonë, tejet serioze dhe kërcënuese për paqen në botë, si kaosi në Ukrainë apo pushtimi i ISIS’it.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.